Primo Shllaku: Ideja për të na bërë mirë me zor është e dyshimtë
Kundër shembjes së Teatrit Kombëtar ka dalë edhe Primo Shllaku, poet dhe pedagog i njohur, autor i disa librave.
Në protestën e mbajtur pasditen e së martës. Shllaku hoqi paralele mes sistemit të kaluar monist dhe pushtetit të sotëm. Ai tha se kompleksi i Teatrit është autentik dhe mbi të gjitha mbart vlera të mëdha të artit skenik.
Fjala e Primo Shllakut në protestën për Teatrin:
Mënyra sesi po argumentohet prishja e teatrit më kujton fatkeqësisht kohët e monizmit. Ai sistem na bënte mirë me zor, na mbante të ndryshur, na vishte keq, na ushqente keq që të mos bëheshim obez, na vriste në kufi sepse kishte frikë mos binim në dorë të kapitalizmit dhe kapitalizmi do na kthente në skllevër. Ideja për të na bërë mirë me zor është ideja më e dyshimtë. Shenja tjetër është se dikush e konsideron shoqërinë shqiptare të ndarë në të njëjtën anë pushteti, në anën shoqëria dhe këto të dyja nuk duhet të përplasen. Në qoftë se qeveria e sotme ka idenë se ne jemi nostalgjikë me këtë teatër se ne jemi mësuar me këtë vjetërsirë dhe nuk veshim dot rrobe te reja le të hakmerret ndaj nesh dhe të na e lerë kështu. Pra nuk po ia heqm të drejtën që të hakmerret se mbase ky është dhe thelbi i gjithë çështjes. Ky kompleks është autentik dhe çdo gjë tjetër i rri si shala gomarit. Unë mendoj që Tirana ka nevojë për një Teatër të ri dhe po të më pyesin mua u tregoj nja 20 vende ku mund të ndërtohet edhe pse nuk jam tiranas.
Add new comment