Bushati ironizon Metën: Nuk e dinte që s’ka plotfuqi (Video)
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati i thirrur për të dhënë saqrime në Komisionin e Jashtëm lidhur me negociatat me Greqinë ka ironizuar qëndrimin e Ilir Metës për të bërë publik korrespondencën e dy institucioneve. Bushati tha se me ndryshimet ligjore Presidenti nuk ka plotfuqi por vetëm të drejtën për të dhënë autorizimin për Ministrinë e Jashtme, duke shtuar se me Metën u takua një ditë para se të ulej për bisedime me homologun grek Kotzias në Korçë. Ironia e ministrit lë të kuptohet se presidenti po bën rolin e naivit, teksa kujton praktikat që ai ka ndjekur në marrëveshjet e tjera ndërkombëtare. Meta nga ana tjeter po vazhdon vallen e kushtetueshmërise, duke pranuar se fundmi nje ftesë nga opozita për seancê dëgjimore ne Komisionin e Jashtëm.
Add new comment