Shqipëria e krimit, drogës dhe trafiqeve
Ambasadori Donald Lu ka deklaruar sot gjatë një fjale në Shkollën e Magjistraturës se Shqipëria përballet me një dukuri në rritje të krimit dhe trafiqeve. Ai ka përmendur emra konkretë. Sipas tij, Emiljano Shullzi vijon trafikun e drogës nga burgu, ndërkohë që Lulzim Berisha, u lirua për shkak të një gabimi dhe ndonëse pati procedime për këtë çështje, ai vazhdon të jetë i lirë.
“Sistemi i drejtësisë e la në baltë Fildez Hafizin. Lul Berisha u lirua gabimisht më herët nga burgu. Megjithëse u procedua drejtori dhe juristi burgut, Berisha është i lirë. Shullazi thuhet se vijon të bëjë trafik droge nga qelia. Balili ia ka dalë prej 18 muajsh t’i shpëtojë drejtësisë. Shkak, paaftësia e policisë, prokurorisë e Ministrisë së Drejtësisë.
Ka shumë Shullazë, Lul Berisha e Klement Balili në Shqipëri. Këta meritojnë të jenë në burg. Në vitin 2016, 1940 personave u arrestuan, por më pak se 100 u dënuan te Krimet e Rënda. Zero dënimi, zero arrestimi për peshqit e mëdhenj. Kjo situatë ishte edhe në SHBA me “Alkaponen”, por Task Forca me policinë e prokurorinë punuan së bashku. S’ka për të qenë e lehtë, me gjasë do jetë luftë e egër. Në 2016, pati 72 bomba në makina si pjesë e luftës së grupeve mafioze. Besojmë se është koha që qeveria t’i shpallë luftë krimit të organizuar. Ushtarët më të rëndësishëm të kësaj lufte do jenë të diplomuarit e Magjistraturës", tha Lu. Situata është e rëndë qoftë edhe duke marrë në konsideratë të dhënat e vitit të kaluar. Nuk ka harruar as Klemend Balilin që për 18 muaj i ka shpëtuar drejtësisë.
Një panorama e zymtë dhe në kufij të dramatikes, e cila nuk përmendet asnjëherë nga qeveria aktuale e cila në Elbasan u tregoi të gjithë shqiptarëve se në dorë të kujt është shteti.
Add new comment