Zbulim i madh arkeologjik në Greqi - gjendet tempulli i Artemisës në Eubea
Pas një shekulli kërkimesh, është gjetur në Eubea të Greqisë tempulli i Artemisit. Fati ka buzëqeshur injë grupi arkeologësh zviceranë që e identifikuan tempullin në qytetin e vogël peshkatar të Amarynthos, në këmbët e kodrave Paleokklisies. Ai ndodhet 10 km larg nga vendi ku deri më tani mendohej se gjendej.
Drejtues i kërkimeve ka qenë Karl Reber, profesor në Universitetin e Lozanës dhe drejtor i shkollës së Arkelogjisë në Athinë. Kërkuesit kanë gjetur pjesë të një muri masiv që daton nga era klasike që ata besojnë se i përket një stoe – kolonadë e mbuluar, apo një portiku të ndërtuar pranë tempullit. Më pas u gjetën edhe mbishkrime dhe artefakte që sigurojnë se bëhet fjalë për tempullin e Artemisit, që shërbente si momenti përmbyllës i një procesioni vjetor të njerëzve nga qyteti i pasur tregëtar i Eretreas. Ata zhvillonin një festival në nderim të Artemisit, perëndeshja e gjuetisë në mitologjinë greke.
Zbulimi konsiderohet si shumë i rëndësishëm.
https://www.swissinfo.ch/eng/historic-discovery_lost-greek-temple-found-...
Add new comment