Denigrimi online, trashet keqkuptimi i qeverisë me direktivat e BE-së

Postuar në 13 Korrik, 2017 19:21

Në mars të vitit të kaluar qeveria propozoi një ligj "Për tregtinë elektronike dhe shërbimet e shoqërisë së informacionit”. Në thelb drafti kishte për qëllim të detyronte portalet të krijonin një sektor të posaçëm në faqet e tyre, ku qytetarët të raportonin  ankesa personale për fyerje ndaj tyre, pra të kishin mundësi të hiqnin komentet fyese nga raportimet on line. Asokohe ministrja e Inovacionit, Mirela Harito tha se projektligji që propozonte qeveria shqiptare, ishtë direktive europiane e adoptuar në ligjin shqiptar
Çdo person që ndihet i fyer për arsye raciste, ksenofobie, pornografia kundrejt fëmijëve të mund të raportohen nga personat në çdo portal."Ky është një projektligj që nuk e propozon  qeveria shqiptare, është direktive europiane e adoptuar në ligjin shqiptar. Kemi edhe një vendim të Gjykatës së të Drejtave të njeriut, i cili shprehet për të njëjtën gjë. Peshorja e të drejtës rëndon, pra ka shumë të drejta komentuesi anonim dhe ka shumë pak të drejta personi i cënuar dhe këtë rregullon direktiva"- shprehej Harito. http://m.oranews.tv/vendi/komentet-online-harito-ligjin-nuk-e-propozon-q...

Projektligji parashikonte "Vendosjen e një afati 48 orësh brenda së cilës portalet duhet të bënin ç’aktivizimin e komenteve me përmbajtje të paligjshme, raciste, ksenofobe etj, nga momenti që ato marrin dijeni sipas përcaktimeve të Kodit Penal".
"Nëse një njeri shprehet dhe një njeri ndihet i cënuar dhe thotë dakord tjetri shprehet, por edhe unë shprehem, kam një bazë ligjore për tu mbrojtur dhe në këtë rast është futur elementi i çaktivizimit"-deklaronte Harito në mbrojtje të ligjit. 

Sot, e njëjta qeveri dhe kreu i saj, Edi Rama përdor një platformë online për të publikuar një listë personash të shoqëruar me një koment të gjatë, përmbajtja e të cilit është më e pakta deniguruese dhe fyese për këta persona, të cilën njollosen mbi bazë perceptimesh popullore. Kur propozoi projektligjin "Për Tregëtinë Elektronike dhe Shërbimet e Shoqërisë së informacionit”, qeveria u akuzua se po përpiqej të kontrollonte dhe censuronte mediat online. Kryeministri Edi Rama, doli dhe kërkoi falje, duke pretenduar se “në asnjë rast nukk kishte qenë synim censura” dhe se kishte patur një keqkuptim. Çfarë të besojmë kur ky keqkuptim sot është edhe më i madh dhe kur është vetë qeveria autore një raportimi online që shkel të drejtat e njeriut? 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.