komente
Denigrimi online, trashet keqkuptimi i qeverisë me direktivat e BE-së
Në mars të vitit të kaluar qeveria propozoi një ligj "Për tregtinë elektronike dhe shërbimet e shoqërisë së informacionit”. Në thelb drafti kishte për qëllim të detyronte portalet të krijonin një sektor të posaçëm në faqet e tyre, ku qytetarët të raportonin ankesa personale për fyerje ndaj tyre, pra të kishin mundësi të hiqnin komentet fyese nga raportimet on line. Asokohe ministrja e Inovacionit, Mirela Harito tha se projektligji që propozonte qeveria shqiptare, ishtë direktive europiane e adoptuar në ligjin shqiptar