on line
Adoleshentët ndajnë seksin në Facebook Messenger
Mbi 1000 të rinj u akuzuan nga policia daneze për trafikimin e materialeve të paligjshme të përmbajtjes seksuale. Siç raportohet nga BBC, ata akuzohen se kanë përdorur Messenger-in e Facebook për të arkulluar video që tregon sesi dy 15-vjeçarë kryejnë marrëdhënie seksuale. Sipas policisë, kjo vepër mund të përfshihet në kategorinë e pornografisë së fëmijëve, pasi njerëzit e përshkruar janë nën moshën 18 vjeçare.
Kodiku i Leonardo Da Vincit lexohet on line
Ai ishte fenomeni i parë i vërtetë Rilindjes, artisti që pikturoi Mona Lizën dhe një shpikës inovativ që ka projektuar helikopterin dhe parashutën. Leonardo Da Vinci ishte një gjeni i vërtetë puna e të cilit shenjoi historinë e shekujve të mëvonshëm. Pavarësisht nga çdo gjë tjetër, ishte një njeri që shkruante shënimet e tij nga e djathta në të majtë, duke i bërë ato të kuptueshme vetëm me përdorimin e pasqyrës .
Nuk është çudi të duam të mësojnë më shumë mbi mënyrën e të menduarit të Da Vinçit, ky piktor legjendar, inxhinier, matematikan dhe tërësisht vizionar si njeri.
Denigrimi online, trashet keqkuptimi i qeverisë me direktivat e BE-së
Në mars të vitit të kaluar qeveria propozoi një ligj "Për tregtinë elektronike dhe shërbimet e shoqërisë së informacionit”. Në thelb drafti kishte për qëllim të detyronte portalet të krijonin një sektor të posaçëm në faqet e tyre, ku qytetarët të raportonin ankesa personale për fyerje ndaj tyre, pra të kishin mundësi të hiqnin komentet fyese nga raportimet on line. Asokohe ministrja e Inovacionit, Mirela Harito tha se projektligji që propozonte qeveria shqiptare, ishtë direktive europiane e adoptuar në ligjin shqiptar
Iluzioni i rritjes së të ardhurave!
Rritja e lartë dyshifrore me rreth 16% e të ardhurave në buxhet për 2 mujorin ishte një sinjal pozitiv se financat i lanë pas problemet e vjetshme, kur zgjerimi real ishte afër zeros dhe plani nuk u realizua për asnjë muaj, duke detyruar rishikimin e buxhetit në mes të vitit dhe duke e mbyllur vitin me 35 miliardë lekë mangur nga plani fillestar. Megjithatë, të dhënat e detajuara tregojnë se performanca e mirë e financave ka ardhur nga janari, ndërsa shkurti ka qenë një muaj tepër i dobët.