Para - shteti shqiptar: Arreston një person për një status në Facebook, thirrjen për armatosje e cilëson “pikëpamje”

Postuar në 10 Maj, 2017 11:56

Siç është bërë e njohur policia e Shtetit, ose trupa që mban zyrtarisht këtë farë etikete, ka arrestuar Kastriot Myftarajn, gazetarin, pasi ka bërë shkruar në një status të gjatë në profilin e vet në Facebook se çdo shqiptar bën një punë patriotike nëse vret Romana Vlahutinin, ambasadoren e BE-së në Tiranë. Sot është zbardhur edhe motivacioni I ndalimit të personit në fjalë që është:

Ne date 09.05.2017 Strukturat pergjegjese ne Policinë e Shtetit ne bashkepunim me Prokurorine prane Gjykates se Rrethit gjyqesor Tirane arrestuan shtetasin Kastriot Myftaraj, 51 vjeç banues në Tiranë, me profesion gazetar e jurist. Myftaraj ka botuar në media një shkrim ku ben thirrje te hapura per te kryer vepra te dhunshme kunder rendit kushtetues. Ai akuzohet per thirrje publike per veprime te dhunshme, mbi bazen e nenit 223 te Kodit Penal “Thirrjet e bëra publikisht për të kryer vepra të dhunshme kundër rendit kushtetues, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet””.

Të lëmë mënjanë thirrjet për dhunë të kryeministrit më 20 janar, por të kalojmë te thirrja e Berishës për armatosjen e popullsisë, bërë një vit më parë. Prokuoria nuk nisi ndjekjen penale me këtë argumentim:

Fjalë e lirë – Deklaratat e deputet të Kuvendit të Shqipërisë, nga foltorja e sallës plenare, janë bërë në funksion të veprimtarisë parlamentare dhe në përmbushje të fjalës së lirë të opozitës

S’ka vepër penale – Deklarimet e bëra prej të kallëzuarit, ndonëse në ambientet e Kuvendit, gjatë një veprimtarie parlamentare dhe të lidhura me çështjet, nuk përmbushin elementet e ndonjë vepre penale

Veprimtaria – Fjalimi i Berishës është bërë në funksion të veprimtarisë dhe lirisë parlamentare. Fjala, mendimet apo qëndrimet, janë në ushtrim të mandatit të deputetit të garantuar nga Kushtetuta

Konteksti – Shprehjet e përdorura dhe të konsideruara nga kallëzuesit që përmbajnë elemente penale, nuk mund të vlerësohen të shkëputura nga konteksti i fjalimit të mbajtur prej të kallëzuarit

Mendimi – Nuk mund të konsiderohet si vepër penale shfaqja e mendimit për armatosjen e popullsisë për të mbrojtur veten, familjen, kur shteti ka lënë të lirë kriminelët. Ai sugjeron një ligj si në SHBA

Armatosja – Pikëpamja, që shteti mund të lejojë pajisjen me armë të popullsisë në mënyrë ligjore, është një këndvështrim politik. Kjo s’do të thotë që politikanët që duan këtë kauzë, të mbajnë përgjegjësi ligjore

Le të sjellim në vëmendje edhe vendimin e Gjykatës për të lënë të lirë shtetasin Ismail Morina, ndaluar në flagrancë me dy pistoleta pa leje, me argumentin se “policia nuk kishte ofruar mbrojtje për këtë shtetas”, që u njoh si hero kështu edhe nga Gjykata.

Këtu çështja nuk është të biesh apo jo dakord me Myftarajn, por me standardin e veprimit të shtetit. Nuk mundet që një njeri që bën thirrje për armatosje të lihet i lirë pse pushtetit troç - nuk ja mban bytha të bëjë gjë - të argumentohet mandej se kemi të bëjmë me fjalë të lirë dhe në një rast të dytë, pse na mërzitet kryeministri, që është miku i ambasadores, të arrestohet një person që në fund të fundit edhe ai shpreh mendimin e vet - nëse do flasim me kriteret e Prokurorisë. Armatosja apo armëmbajtja e nënkuptojnë pasojën e vrasjes dhe kontestimin e monopolit të dhunës nga shteti. Pse vepron kështu ky lloj shteti, kundër më të dobtëve?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.