Greqia braktis stërvitjen e NATO-s
Tension dhe shqetësim ka shkaktuar në Athinë vendimi i komandës së NATO-s për të përjashtuar nga harta e stërvitjes ushtarake ishullin grek të Lemnos, pas një kërkese të ardhur nga Turqia. Shefi i komandës turke që shërben në Ramstain të Gjermanisë, thuhet se kërkoi përjashtimin e ishullit nga stërvitja e NATO-s e planifikuar për këtë të hënë. Vitin e kaluar ishulli i Lemnos ishte pjesë e hartës.
Komanda e NATO-s nga ana e saj informoi Athinën, por me vonesë. Megjithatë, mediat greke raportojnë se shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë greke bëri të gjitha veprimet e nevojshme duke protestuar për këtë vendim. NATO, megjithatë nuk ka ndryshoi qëndrim dhe kësisoj Greqia njoftoi tërheqjen nga stërvitja. Në këtë klimë, gjeneral lejtnant A / Air Force Christos Christodoulou kreu një fluturim me avion luftarakë F-16 në Limnos.
http://www.protothema.gr/greece/article/664040/to-nato-exairese-tin-limn...
Add new comment