Çështja "Çame" e trajtuar fillimisht në bisedime direkte të nivelit të lartë në maj 1992

Postuar në 04 Qershor, 2016 22:29

Kryeministri Rama u entuziazmua sot kur fliste në kongresin e PDIU-së për çështjen "Çame". Përveçse nuk ka patur mundësi që ta shtrojë atë si temë diskutimi me palën greke, për shkak se nuk ka zhvilluar asnjë takim me homologët e vet grekë, për Edi Ramën ka dyshime të mëdha nëse e njeh realisht sa dhe si duhet këtë çështje. Petrit Vasili i LSI-së deklaroi se ka qenë Ilir Meta, ai që ka hapur i pari diskutimin e kësaj çështjeje. Por historia është shumë banale për të qenë një akt patriotizmi. Një pjesëtar i delegacionit të Metës gjatë vizitës së këtij të fundit në Greqi, ka sqaruar se çështja “Çame” u bë temë e konferencës për shtyp me kryeministrin grek, nga një pyetje e gazetarëve. Meta nuk pati mundësi të fliste, pasi pyetja nuk iu drejtua atij, ndërkohë që kryeministri grek i asaj kohe Kostas Simitis, përsëriti formulën e njohur: “Nuk ka çështje “Çame”. I vënë në situatë të sikletshme, Meta thirri më pas gazetarët dhe bëri një deklaratë për çështjen në fjalë, e cila nuk ishte prekur nga asnjë prej drejtuesve socialistë qëkur PS-ja erdhi në pushtet në vitin 1997.

Mirëpo nga ajo që ish-kryeministri i Shqipërisë, Aleksandër Meksi, ka publikuar në blogun e tij personal, rezulton se çështja “Çame” apo më saktë Problemi i Çamëve, është prekur që në takimin e tij me homogun e atëhershëm grek, Konstandin Micotaqis. Më poshtë pjesë nga biseda e cila i jep fund gënjeshtrës së Edi Ramës, apo mediave pranë tij dhe LSI-së. Sa për aktualizimin e çështjes çame në planin e brendshëm, nuk ka pse të mos thuhet e vërteta: Fatos Nano ka kontribut me ndihmën dhe mbështetjen që i dha krijimit të asaj që sot është PDIU. Shpëtim Idrizi u katapultua nga Fatos Nano, ndonëse sot meritat i kërkojnë të tjerë. Më poshtë pjesë nga konferenca për shtyp dhe biseda mes Meksit dhe Micotaqisit:

http://aleksandermeksi.com/wp-content/uploads/wp-post-to-pdf-cache/1/ces...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.