Policia flet në debat televiziv/Çiço kishte armë, ishte nën hetim dhe në shoqërinë e një oficeri policie. Në arrest një person për prishje të vendit të ngjarjes
Një vrasje ndodhi më 1 maj në Tiranë ku gjeti vdekejn Elton Çiço dhe brenda 24 orëve versione të saj janë zbërthyer dhe janë hedhur në media. Policia e Shtetit u muros me heshtje gjatë gjithë ditës duke lejuar çfarëdo lloj spekullimi për të autorizuar në mbrëmje zv.drejtorin e Drejtorisë së Tiranës, Ermal Muça, që të japë detaje në një emision televiziv si “Opinion”.
Por në parantezë theksojmë se gazetari i kronikës i “Tv Klan”, Spartak Koka, ka deklaruar se ka qenë në një tavolinë me viktimën Çiço e bashkë me të ka qenë edhe një oficer policie dhe një mjek. Ky moment ka shumë rëndësi, pasi zv.drejtori Muça deklaroi se Çiço, për shkak të ngjarjeve të rënda që zënë fill me grabitjen e familjes së tij në Tepelenë një vit më parë, ishte “nën hetim intensiv”.
Mirëpo pyetja është çfarë bënte një oficer policie me një person nën hetim?
Muça ka shtuar më tej se mjeku që ka qenë në tavolinë ka prishur vendin e ngjarjes dhe për këtë është arrestuar në kushtet e flagrancës. Gjatë ditës mediat folën për faktin se Çiço kishte armë me vete dhe Muça la të kuptohet se mjeku ka tentuar të fshehë armën. Ende e paqartë arsyeja. Nëse shikojmë atë çfarë na thotë zyrtari i Policisë së Shtetit, del në përfundimin se policia ka qenë e vonuar në mbylljen e rrethit të vrasjeve. Nuk dihet për cilat shkaqe, apo arsye operative. Se Policia e Shtetit ka preferuar të flasë si palë në një debat televiziv përpara sesa të japë një version zyrtar për ngjarjen. Dhe se në të ka ngelur i vdekur një shtetas që ishte nën hetim intensiv në shoqërinë e një gazetari kronike dhe të një oficeri policie.
Video ku gazetari Koka dëshmon prezencën e vet dhe të një oficeri policie në vendngjarje:
Video ku zv. drejtori i Policisë së Tiranës deklaron se Çiço ishte në hetim:
Video ku zv. drejtori i Policisë së Tiranës, Muça, deklaron prishjen e vendit të ngjarjes dhe arrestimin e mjekut që shoqëronte viktimën:
Add new comment