Goditet Lëvizja “Vetëvendosje”, në pranga Glauk Konjufca (Video)
Policia e Kosovës arrestoi mëngjesin e sotëm Glauk Konjufcën, kreun e grupit parlamentar të Lëvizjes “Vetëvendosje”. Ai akuzohet për shkatërrimin e makinave të Euleksit në vitin 2009. Kontrollet u kryen edhe në shtëpitë e Xhelal Sveçlës dhe Sali Zybës, por pa mundur ti gjejnë. Shtëpia e Zybës, sic raportohet në faqen online të Gazetës Express, ndodhet pranë asaj të themeluesit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit.
Deri tani seancat gjyqësore kanë dështuar për shkak të pamundësisë për t’i sjellë në gjykatë të gjithë të akuzuarit. Seanca e fundit ishte caktuar më 11 janar, por të pranishëm ishim vetëm 7 nga 21 të akuzuarit.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, mund të arrestohet nëse nuk paraqitet në seancën e radhës për rastin e një përleshje fizike mes deputetëve në vitin 2012.
Ymeri së bashku me ish-deputetin Florin Krasniqi, deputetin Rexhep Selimi, të dy të Vetëvendosjes, si dhe shoferin Besart Bujupi, akuzohen për veprën penale lëndim i lehtë trupor, të cilin ia kanë shkaktuar deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu. Edhe pse gjykimi ka nisur në korrik të vitit 2012, Ymeri nuk ka marrë pjesë asnjëherë në séance.
Add new comment