Tsipras drejt vetmisë së madhe, thjesht po shton borxhin e Greqisë

Postuar në 20 Nëntor, 2015 10:11

Parlamenti grek ka miratuar të enjten në mbremje paketën e masave të reja, duke bërë hapin vendimtar për marrjen e financimeve të tjera nga kreditorët. Masat u votuan me 153 vota ”pro” dhe 137 “kundër”.
Komisioneri europian për financat, Pierre Moscovivi përshëndeti rezultatin e votimit. “Votimi i sotëm është një tjetër hap përpara. Moscovici shtoi se Komisioni Europian bashkë me institucionet e tjera kredituese të Greqisë, do të shqyrtojnë draftin e miratuar dhe do t’i përcjellin opinionin e tyre ekspertëve të eurozonës që do të takohen të premten në takimin e Euro ëorking Group.
Votimi i masave i hap rrugën disbursimit të një kësti prej 2 miliardë eurosh të kredisë nga paketa e tretë e shpëtimit. Gjithashtu, mundëson edhe çlirimin e 10 miliardë eurove që do të përdoren për rikapitalizimin e bankave greke.
Ndërkaq, votimi i mbrëmshëm ka qenë edhe një goditje për kryeministrin Aleksis Tsipras, qeveria e të cilit ka tashmë një maxhorancë të brishtë prej vetëm 153 deputetësh, në parlamentin 300 vendësh.
Dy deputetë që deri të enjten i përkisnin koalicionit qeveritar, njeri i SYRIZA-s dhe tjetri i Grekëve të Pavarur, janë përjashtuar mbrëmë vonë nga grupet parlamentare respektive, pasi nuk pranuan të votojnë paketën e re të masave.
Deputetët Panagulis dhe Nikolopulos, kanë deklaruar se do ta mbajnë mandatin e tyre dhe do të mbeten në parlament si deputetë të pavarur.
Më herët të enjten, një tjetër deputet i SYRIZA-s kishte dorëzuar mandatin e vet. Gabriel Sakelaridis, që kishte shërbyer si zëdhënës i qeverisë në kabinetin e parë të zotit Tsipras, deklaroi se ai nuk pajtohet me masat e reja dhe se tërhiqet përgjithmonë nga politika.
Vendin e Sakelaridis në grupin parlamentar të SYRIZA-s e zuri ministri alternat i reformës administrative Kristoforos Bernardakis.
Toleranca zero ndaj disidentëve partiakë nga ana e kryeministrit, vjen në kohën që qeveria greke po diskuton me përfaqësuesit e kreditorëve një set tjetër masash, përfshirë rritjen e tatimeve për fermerët dhe reformën e sigurimeve shoqërore.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.