Kryedemokrati i Lushnjes, qendrës: Ju bëri Berisha me para dhe latë gratë….

Postuar në 06 Tetor, 2015 10:26

Sot kryetari I PDsë Lulzim Basha është në Lushnje për një “dëgjesë” me bazën dhe simpatizantët për rezultatin elektoral. Po ndërkaq kreu i PD-së Lushnjë Myslim Murrizi, ka deklaruar në gazetën Sot humbja duhet analizuar me vërtetësi.

 Sipas Murrizit, funksionarët e PD, të cilët sot analizojnë humbjen, lanë gratë dhe morën dashnoret sapo Berisha i bëri me lekë. “Politika është vendore, ka thënë Xhefersoni, politika nuk bëhet në kafe. Ata që gjoja marrin vendime sot nuk i lidh gjë me PD. Pjesa dërmuese nuk dinë si kërkohet vota. Unë kam qenë deputet në ’97, 16 deputetë kemi qenë në opozitën e atëhershme. Këta që sot bëjnë bërr-bërr, kanë qenë të gjithë refugjatë. Këta që ndajnë gratë dhe marrin dashnore, nuk më bie mendja mua. Këta i mori në qafë Berisha, sa i bëri me lekë në pushtet, dhe i lanë të gjithë gratë dhe zunë dashnore. Nuk keni dëgjuar ju se disa sa u bën ministra lanë gratë? Lanë gratë e morën kurvat. Fakti është se ata që marrin sot vendime, nuk i lidh asnjë me pjesën dërmuese me deputetët që zgjidhen me listë, nuk dinë si kërkohet vota”, deklaroi Murrizi për gazetën. Murrizi tha se krerët e degëve nuk janë shpëtimtarët e partisë. Ai shigjetoi ish-ministrin e Financave, Ridvan Bode dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami, që kanë kritikuar raportin e analizës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.