1 milionë luftëtarë nga Jemeni gati të sulmojnë Arabinë Saudite(?!)

Postuar në 17 Shtator, 2015 23:03

Middle East Monitor, raporton se rreth 1 milionë luftëtarë jemenitë janë mbledhur në kufi me Arabinë Saudite dhe po përgatiten për ta sulmuar. “MEM” i referohet një gazete iraniane, “Kayhan” e cila pretendon se burime nga terreni japin këto informacione. Irani ka interes direkt në konfliktin në Jemen, ku janë angazhuar sauditët, për shkak të komunitetit shiit që jeton aty. Edhe ky përqendrim forcash, nga fise të Jemenit, synon siç shkruan “MEM, të zhvendosë konfliktin nga Jemeni. Një zëdhënës i ushtrisë së Jemenit, Sharaf Ghalib Luqman. Ka deklaruar se ushtria ka kapur luftëtarë sauditë, nga Katari, nga Emiratet dhe nga Bahraini dhe do t’ia paraqesë ato medias. Siç shihet, që nga viti 2011 shumëçka ka ndryshuar. Nëse asokohe ishin monarkitë e Gjirit Persik që financonin zhvillimet në Afrikën e Veriut apo edhe në atë që u quajt Pranvera Arabe, sot, është Irani dhe degëzimet e tij shiite që po kalon në ofensivë. Duhet thënë se një vend si Arabia Saudite nuk ka ndonjë konflikt as me Izraelin që i grumbullon vendet arabe në solidaritet.

https://www.middleeastmonitor.com/news/middle-east/21130-one-million-yem...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.