Incidenti Ndoka-Pollo, PD: Akt rrugaçëror i deputetit të Edi Ramës
Partia Demokratike ka reaguar sot ndaj atyre që i quan sulme të deputetit Arben Ndoka ndaj deputetit Genc Pollo. “Deputeti i Edi Ramës, Arben Ndoka ka sulmuar në mënyrë primitive, me fyerje rrugë e me tone banditësh deputetin Genc Pollo pasi përfaqësuesi i Partisë Demokratike ka postuar në rrjetin social faktet e inkriminimit të tij. Partia Demokratike e dënon ashpër këtë agresion të pashembullt të deputetit të Edi Ramës, i dënuar për trafik prostitucioni e rrëmbim personi. Sigurisht, i zgjedhuri i Partisë Socialiste ka bekimin e Edi Ramës për sulmet që bën ndaj përfaqësuesve të Partisë Demokratike dhe ai është përsëritës në këtë drejtim. Akti rrugëçëror i deputetit të Ramës është një vërtetim më shumë për nevojën urgjente të pastrimit të politikës nga soji i Ndokës”, thuhet ndër të tjera në reagimin e PD-së. Një ditë më parë, mediat bënë të njohur një koment të Ndokës në profilin e Genc Pollos në Facebook, poshtë një postimi të këtij të fundit rreth të kaluarës së Ndokës dhe dënimit penal të tij. “Pse nuk ke postuar dhe mesazhet qe i kishe me vjehrren? Mesazhet qe i kishe derguar vjehrres nepermjet imail, me te ciat i zbulua marrdhenja intime qe kishe me te. Mos u merr me mua o ijnorant po ruaj familjen tende qe te esht ber si porta e brazilit ne kampionatin fundit boteror. Meqenese gruaja e par te iku, ruaj kete te dyten mos e ndaj me koleget e tu. Te gjith e din kete fakt pervec teje! Ose ndofta e din dhe ti vet por mbase te pelqen kjo gje sepse je pervers. Ti nje njeri pa pik morali. Njeri qe shkon me vjehrren, ndan gruan me koleget e tu dhe te tjer miq, etj., etj.”, shkruante Ndoka.
Add new comment