Dy probleme demografike të PD-së

Postuar në 28 Prill, 2014 07:19
Eduard Zaloshnja

Tkurrja elektorale e PD-së nga 40.2% në 2009-ën, në 30.6% në 2013-ën, ka brenda saj dy probleme demografike për të ardhmen elektorale të kësaj partie – një problem me votuesit e rinj urbanë dhe një tjetër me votuesit ruralë në përgjithësi.

Nga shtatë sondazhet BAROMETËR që kam zhvilluar me votues urbanë qysh nga tetori, rezulton se në grupmoshën 18-29 vjeç, epërsia e votuesve të dyshes PS-LSI ndaj atyre të PD-së ishte në 23 qershor dhe mbetet deri sot në raportin mesatar 2-1. Ndërkohë, epërsia për votuesit urbanë të të gjitha moshave ishte dhe mbetet mesatarisht 1.75-1.

Pra, megjithë përpjekjet e Lulzim Bashës për të gjeneruar përkrahje në brezin e ri, duket se protagonizmi i vazhdueshëm i patriarkut Berisha në betejat e përjavshme politike, si dhe dalja e shpeshtë në media e ish-figurave qendrore të qeverisë “Berisha”, shërbejnë si magnetë shtyrës ndaj brezit të ri, e jo si magnetë tërheqës. Një tregues i këtij problemi është epërsia e vazhdueshme që ka patur Basha individualisht ndaj Grupit Parlamentar të PD-së në të shtatë edicionet e BAROMETRIT tim.

Mbetet të shihet nëse zgjedhja e ekipit të ri drejtues do ta zbusë sadopak këtë problem demografik të PD-së, por sidoqoftë, ekipi i ri nuk mund të ketë shumë efekt, në qoftë se i vjetri vazhdon të jetë protagonist…

Dhe tani le t’i kthehemi problemit rural.

Duke filluar nga zgjedhjet lokale të 2007-ës, partitë e djathta krijuan një epërsi elektorale në zonat rurale. Koalicioni i djathtë fitoi shumicën dërrmuese të komunave në ato zgjedhje, ndërsa koalicioni i majtë fitoi shumicën dërrmuese të bashkive. Kjo epërsi rurale e së djathtës në zgjedhjet lokale u përkthye në një epërsi elektorale të saj në zgjedhjet e 2009-ës. Kështu, partitë e djathta morën rreth 51% të votave në territorin e komunave, ndërkohë që partitë e majta morën rreth 49%. Nga ana tjetër, partitë e majta patën një epërsi të ndjeshme në territorin e bashkive: 53%-47%.

Në zgjedhjet e 23 qershorit 2013, partitë e djathta e humbën epërsinë që kishin patur në zonat rurale. Raporti, si në zonat urbane dhe ato rurale, u bë 59%-41% për të majtën. Dhe kjo epërsi mund të thellohet në qoftë se ndarja territoriale mbetet kështu siç është sot, me 309 komuna e 65 bashki. Garat e shkuara elektorale na tregojnë se partitë që sapo vijnë në pushtet e thellojnë epërsinë nëpër komuna, në garën e parë lokale...   

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.