Një përkujtesë për konfliktin katundar -"qytetar" në Tiranë: Ky fitoi se ishte Ndryshe!
Tv Klan ka postuar në Youtube pjesë të arkivës së vet të dixhitalizuar, përmes së cilës të jepet mundësia të shohësh me sy tjetër Shqipërinë e afërt të para disa viteve, por që duket kaq e largët dhe të kuptosh sesi gënjehet e mbarë kjo shoqëri përherë. Duke e përqafuar gënjeshtrën si inovacion dhe gjetje origjinale të modernitetit tonë të iluzionuar.
Shiheni z. Rama në cilësinë e të akuzuarit në një Komision Parlamentar në vitin 2003 se çfarë është në gjendje të bëjë për të mbajtur atë karrige që ia dhanë. Por shiheni si sillet një person i zgjedhur përballë akuzave. Ky shpallej atë kohë se ishte Ndryshe, se nuk ishte konvencional, se bënte dallimin, se ishte europian.
Atë kohë estrada socialiste nisi me KPD-në dhe vazhdoi me zotin Rama si protagonist i një loje pushteti, që kur e sheh sot me syrin e aktrimit nën hall, duke i ndërsyer psikikën mbarë miletit që i ka gardhuar lirinë për të bërë çfarë të dojë, të duket se z. Rama aty i ka munguar si një figurant i rrallë filmit të Milosh Forman, "Dikush fluturoi në folenë e qyqes".
https://www.youtube.com/watch?v=FfMi0L3O8Uw
Dëgjoni edhe dihatjen e ankthit organik që ky njeri kishte ndaj Sali Berishës të cilin e përjetonte si kujdestar Xhaferr Morinën në filmin "Lulëkuqe mbi mure", me dallimin se nuk arrin dot të jetë Sulo pse malinjiteti e definon, as edhe t’i bëjë rrengun e thyerjes së këmbëve sepse tashmë është kujdestar vetë.
Video këtu ka vlerë të madhe argëtuese, jo me z. Rama se fundja ai arriti atë që donte, u bë kryeministër. Ka vlerë argëtuese për ne vetë, për ata shqiptarë qytetarë që e shpallën këtë antikonformist, ndryshe, modern etj., kur në fakt ai është ai që është. Dhe ai që duket. Aq qartë.
s.zaimi
Comments
Komplimenta për formimin
Komplimenta për formimin kulturor!!! Je nga të pakëtit që ke qef ti lexosh!
Rënia e miteve
Shkurt, paster, qarte! Retrospektiva eshte gjykuesja me e ftohte dhe e pameshirshme.
Problemi eshte tek relativiteti, edhe sot po te shohesh ne retro panoramen politike te atyre vitetve dora mund te shkonte te Rama. Veri disa video te te njejtes epoke te Naci/Baci/Tosi, Meta dhe Sala dhe e kupton qarte.
Add new comment