Për Tiranën, ide për ndryshime edhe në pallatet ekzistuese
Stefano Boeri, arkitekti italian i përfshirë në disa projekte për Tiranën, ka dhënë një intervistë për Top-Story. Boeri jep edhe disa mendime për kryeqytetin shqiptar për të cilin mendon se “duhet zhvilluar së brendshmi”. Më poshtë dy nga përgjigjet e tij:
Plane të cilat kanë qenë “të Ramës”, “të Bashës”, por kurrë plane “të Tiranës”. Cili do të ishte dallimi i këtij të riut nga të tjerët? Pra, cila do të jetë firma e një eksperti, e një arkitekti, sepse Tirana gjithmonë ka pasur firmën e arkitektëve politikë, kjo që nga kohërat e Enver Hoxhës.
Dua të them dy gjëra. Unë vij nga një vend si Italia, aty ku janë planifikuar numri më i madh i planeve urbanistike, të mbivendosur, të përzierë, rajonalë, lokalë, provincialë, metropolitanë… Dhe përsëri, Italia është një vend që është zhvilluar pa pasur parasysh planet. Unë jam një urbanist dhe fati më i keq i një projekti është të mbetet në letër. Projekti mund të jetë i pastër, perfekt, por duke mos pasur potencial. Prandaj ne e nisëm në një mënyrë krejt tjetër, nuk u nisëm me ide abstrakte dhe pastaj me një pastërti t’i transformonim idetë në norma. Por u nisëm nga problemet e qytetit, nga propozimet, nga energjia dhe burimet që janë sot të gjalla në Tiranë, e nga aty të krijojmë projekte që janë të realizueshme. Pastaj duhen disa rregulla. Pak rregulla, jo 50 të tilla. Unë bësoj, jo më shumë se 10 rregulla të mëdha për të ardhmen e këtij qyteti.
Cilat janë këto?
Këtë nuk e them tani. Po punojmë, por mund t’iu them ndonjërën. Për shembull, mendoj dhe e kemi biseduar tani, të ndërtojmë duke mbajtur në konsideratë gjelbërimin. Kjo është thelbësore, pra të vendosim një standard për gjelbërimin, që të jetë fikse për të gjitha pjesët e qytetit. Një rregull tjetër mund të jetë ai, që ta mendojmë qytetin të zhvillohet jo duke zaptuar fshatra, por duke u zhvilluar së brendshmi. Duke ristrukturuar ndonjë pjesë të asaj që është ekzistente. Një rregull i tretë…
Duke shkatërruar pallatet ekzistuese dhe duke ndërtuar të reja?
Të shkatërrosh nuk është gjithmonë gjëja e duhur. Kur mund të përmirësosh duhet të përmirësosh, por duhet të dish që ka pjesë të qytetit, që kanë ndërtesa aq të degraduara e që konsumojnë energji, sa është më e kushtueshme t’i rikthesh siç ishin, sesa t’i rrëzosh dhe t’i rindërtosh me një arkitekturë të re dhe me cilësi. Ky është një avantazh edhe për atë që është pronar. Prandaj unë besoj se duhet ta mendojmë këtë, ashtu siç duhet të mendojmë faktin, që një nga rregullat e mëdha – me të cilat po punojmë edhe në Berlin, Londër, Milano – është ajo e barazimit, që do të thotë të lejosh në bazë të disa vendimeve të bëra në plan, të zhvendosësh të drejtat vëllimore. Pra, nëse unë jam pronar dhe mund të ndërtoj 20, por të drejtat e mia janë të ndërtoj 100, atëherë këtë 80 unë e spostoj diku tjetër, ku mund të ndërtoj edhe më shumë. Kjo është diçka shumë e rëndësishme, që do ndërtuar me shumë kujdes, por shumë e rëndësishme.
Comments
Pyetje
" Prandaj unë besoj se duhet ta mendojmë këtë, ashtu siç duhet të mendojmë faktin, që një nga rregullat e mëdha – me të cilat po punojmë edhe në Berlin, Londër, Milano – është ajo e barazimit, që do të thotë të lejosh në bazë të disa vendimeve të bëra në plan, të zhvendosësh të drejtat vëllimore. Pra, nëse unë jam pronar dhe mund të ndërtoj 20, por të drejtat e mia janë të ndërtoj 100, atëherë këtë 80 unë e spostoj diku tjetër, ku mund të ndërtoj edhe më shumë. Kjo është diçka shumë e rëndësishme, që do ndërtuar me shumë kujdes, por shumë e rëndësishme."
A ka njeri te ma perktheje shqip mua kete rregullin e madh me siper me te drejta vellimore? Dhe kush i jep keto te drejta?
Nje ore e me pare, te vije
Nje ore e me pare, te vije ajo dite, qe te prishen te pakten 80 % e pallateve te vjetra, te ndertuara me pune vullnetare apo me te burgosur, duke eliminuar keshtu zhgaravinat arkitektonike te kohes qe mos ardhte me tek ne.
Ndoc-o....
Ndoc-o, keshtu e ke kuptuar ti ate rregullin e te drejtave vellimore me 80%? Per Zotin, po me rritet respekti per inteligjencen tende, por po deshe ma shpiego pak edhe mua si e kuptove ti qe eshte fjala per te prishur 80% te pallateve te ndertuara me pune vullnetare? Te lutem, me sa me shume detaje po pate kohe dhe mundesi.
Ato pallatet e vjetra jane te
Ato pallatet e vjetra jane te vetmet ne Tirane qe ndjekin nje plan urbanistik. Kane uniformitet mes tyre, ruajne distancat nga rruget, kane (ose kishin) hapesira publike perreth. Per te mos thene qe kane dhe nje vlere historike, si cdo ndertim tjeter i cdo periudhe.
Urbanistiken e Tiranes nuk e kane prishur ato pallate, po te rejat per te cilat ka dhene leje Edi Rama me doren e vete.
Ky eshte nje "arkitekt"
Ky eshte nje "arkitekt" shalatan. Ben vetem lodra fjalesh si tek ajo shprehja e cuditshem qe ka vecuar "i vemendshmi" por nuk thote e per me teper nuk ka bere ndonje gje ne ter keto vite qe pretendon se ka punuar per Tiranen. besoj se jane "gjetjet" e tij ato lulishtet prej betoni te ngjyrosur me te gjelber qe na i propagandon si arritje Edi Rama e ky kastraveci i tanishem (pa perjashtuar Bashen, por ai vetm fjeti ne bashki).
Na trego nje nderhyrje te suksesshme, vetem nje, qe ke bere ne Tirane dhe ne do te besojme se dicka di e do te shpresojme ne ato qe thua.
Sa per ato pallatet e vjetra, "te ndertuara me pune vullnetare apo te burgosur" ka plot qe nuk jane te bukura por ka edhe te bukura. Se kush i kandertuar nuk ka rendesi, edhe piramidat me skllever jane ndertuar. Ceshtja eshte se kush je ti qe do te vendosesh si ZOT se kjo eshte e bukur e kjo jo. Kush tha se duhet te kete vetem te bukura ? Po njerezit qe nuk jane te bukur e na "prishin bukurine e qytetit" cdo ti bejme ?
P.S. Po streha prej Las vegasi e Kryeministrise a eshte e bukur ? Te pakten nuk eshte e vjeter dhe e ndertuar nga te burgosurit. Por ama eshte e ndertuar edhe ajo me "pune vullnetare" se bashku me lulishten rreth kryeminisrise e me rregullimet e brendshme me pllaka te kuqe (si bordello).
Add new comment