Fullani kërkon rrogën e 4 viteve dhe dëshmpërblim moral

Postuar në 05 Prill, 2016 09:58

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë zhvilloi dje seancën e dytë të betejës gjyqësore mes ish-Guvernatorit Ardian Fullani dhe Bankës së Shqipërisë e Kuvendit të Republikës si palë të paditura.
Në rolin e paditësit në këtë gjykim, Fullani kërkon shfuqizim të vendimit që e “zhveshi” nga detyra e Guvernatorit, pas skandalittë vjedhjes së 713 milionë lekëve nga Banka e Shqipërisë. Ai kërkon t'i rimbursohem pagat e mohuara për 4 vite dhe të dëmshpërblehet moralisht për heqjen nga detyra. Përfaqësuesit ligjorë të Bankës së Shqipërisë i kërkuan dje Gjykatës të mos e pranojë padinë e ish-Guvernatorit pasi sipas tyre ai ka tejkaluar afatet për depozitimin kërkesës. Juristi i BSH pretendoi se ish-Guvernatori është shkarkuar konform procedurave, për shkak të shkeljeve ligjore gjatë ushtrimit të detyrës dhe jo për shkak të dyshimeve për përfshirje në skandalin e vjedhjes në Bankën e Shqipërisë

Comments

Submitted by nina (not verified) on

E bukur kjo. Dhe ka per t'i marre te gjitha, deri ne kacidhen e fundit.... eshte epoka e tyre

Submitted by Filistini . . . (not verified) on

Fullani, me kazusin e tije, eshte fillimi i fundit te dinastise B E R I S H A & Co.
Por, edhe Fullani, mos te kujtoje se e mbylli.
Bashke me te tjeret, c'do gje do te filloje nga germa A, dhe deri sa te shkoje tek zh- ja, do te dalin shume e shume TANGENTOPUL!, dhe procesi i MANI PULITA, eshte duke filluar.
Eshte vetem ceshtje KOHE.
Mire e tha deputeti Ulsi MANJA, burgu i Burrelit, po rikonstruktohet, duke u bere burg me standarte europiane, do te jete burg me certifikate EU, prandaj, ish-qeveritare apo qeveritare, mos u beni merak. Hotelin pa qera, do ta keni me kushte "TE KESHE QEJFE TE RRISHE BRENDA".
Hajde kush do te jete i pari. Kseren, dhe keta gjykates e prokurore, mos i numuroni. Ata jane pluhur ne atmosfere, para zullumqareve qe nuk po tuten.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.