Përshkallëzohen përplasjet për pronësinë e Top Channel

Postuar në 17 Shkurt, 2016 12:42

Përfaqësuesit ligjorë të dy aksionerëve të Top Channel, kanë depozituar një kallëzim në Prokurori, ndaj gjykatëses Teuta Hoxha pas një vendimi të marrë prej saj në seancën e datës 5 shkurt që i jepte të drejtën e administrimit të kanalit për fazën kalimtare, Vjollca Hoxhës me 8% të aksioneve. Ky vendim sipas dy aksionërëve të tjerë konsiderohet i jashtëligjshëm dhe i falsifikuar.

Ky hap shënon një përshkallëzim të mëtejshëm në përplasjen ligjore mes dy palëve që synojnë të marrin kontrollin e televizionit të fuqishëm në vend. Sipas CityNews.al Mosmarrëveshjet e forta lindën pas padisë së ngritur në gjykatë në janar nga Vjollca Hoxha, mbartëse e 8% të aksioneve në Top Channel ndaj Albert Sinos titullar i 40% të aksioneve dhe Aurel Baçit me 20%. Vjollca Hoxha hapi një çështje gjyqësore ndaj dy aksionerëve që zotërojnë shumicën e aksioneve, duke pretenduar se kontrata me anë të së cilës bashkëshorti i saj i ndjerë Dritan Hoxha u kishte shitur atyre aksionet, ishte e paligjshme.

Pala e aksionerëve të shumicës pretendon se ligjin për mediat e ndalon kalimin e shumicës së aksioneve të një kanali televiziv në një dorë të vetme.

Comments

Submitted by Rektori (not verified) on

Nje gabim i vjeter i Tan Hoxhes, me mungese te theksuar largpamesie, e ka sjelle kete pune ketu. Keta dy "bashkepronare", nuk kane patur breke ne bythe me perpara. Le te justifikojne parate me perpara, pastaj le te kerkojne pronen qe nuk u u takon. Tani, u a pat dhene pronen, formalisht, ketyre dy lapanjozeve, vetem e vetem per te qene ne rregull me ligjin, mbasi nuk lejon me teper se 30 % aksione, per nje pronar. Po pse, po te ishte Tani i shkrete gjalle, do te guxonin keta lepurushe te ngrinin zerin e te kerkonin bashkepronesi ? Ata, vetem per kete gje, do te merrnin ndonje rrogenne nivel drejtori te Topit, dhe asgje tjeter. Nganjehere, jeta te godet keq.
Zonja Vjollca, ndiq rruget ligjore, dhe bej te pamunderen, per t'i perzene keta dy lapanjoze nga bashkepronesia e Topit.
I zente haka e Tanit, keta dy bukeshkale.
Ju pershendes.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.