Athina shpall fituesit për naftë dhe gaz në kufij me Shqipërinë, së shpejti hapen ofertat për Jonin
Ministria greke e energjisë ka shpallur fituesin e tenderit ndërkombëtar për kërkimet e naftës dhe gaziot në tre blloqe tokësore të Greqisë Perëndimore.
Ministri i energjisë, Panos Skourletis ka firmosur vendimet për kompanitë që janë përzgjedhur. Në bllokun Artë-Preveza dhe atë të Peloponezit veriperëndimor, Hellenic Petroleum, dhe në Etoloakarnani, Energan Oil & Gas S.S. Kjo kompani ka fituar më herët tenderin për kërkime në blloqet e Janinës dhe Katakolos.
Sipas ministrisë së energjisë, komisioni përkatës do të ftojë kompanitë fituese me qëllim finalizimin e kontratave.
Ministria bën gjithashtu të ditur se pritet të së shpejti të hapen edhe ofertat për tenderin e 20 parcelave detare në detin Jon dhe në arkipelagun e Kretës.
Comments
Zoterinj qeveritare !
Zoterinj qeveritare ! Kujdes dhe vigjilence. Qeveria greke, ka mundesi t'u kene dhene kompanive kontraktore te mundshme, kordinata qe mund te jene brenda teritorit tone, gje qe do te na krijonte neve si shtet incident me kompanite e kontraktuara nga greket.
Add new comment