Reforma që (s)duhet

Postuar në 21 Dhjetor, 2015 17:51

Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka shprehur pakënaqësi lidhur me procesin e ndjekur për hartimin e draftit të reformës në drejtësi.  Në një takim konsultativ me krerët e prokurorive të rretheve ku I pranishëm ishte dhe ministri i Drejtësisë, kryeprokurori tha se drafti për reformën në drejtësi është i nxituar dhe ka mungesë konsultimi.

“Sistemi  i drejtësisë në vend ka nevojë për reformime. Por dalja në konkluzione kaq të shpejta pa u diskutuar me të gjithë faktorët ka qenë një veprim i nxituar”-është shprehur Llalla. Paradoksalisht kjo deklaratë e Llallës bie ndesh me qëndrimet publike të faktorit ndërkombëtar për miratimin një orë e më parë të reformës në drejtësi.

Si ambasadorja e Bashkimit Evropian Romana Vllahutin ashtu dhe ambasadori amerikan Donald Lu kanë apeluar vazhdimisht për pastrimin sa më shpejt të sistemit të drejtësisë nga të korruptuarit.Dhe asistenca e faktorit ndërkombëtar në këtë drejtim ka qenë e pakursyer ashtu si dhe presioni i tyre për të çuar përpara këtë proces.

Kjo tregon se rezervat e Llallës për reformën në drejtësi janë shprehje e  pakënaqësive që burojnë nga mjedisi shqiptar dhe që transmetohen publikisht përmes prokurorit të emëruar në atë detyrë nga politika.Politikisht Adriatik Llalla është komentuar si njeri i Ilir Metës dhe deklarata të tilla s’mund të quhen të nxituara kur bëhen në prani të Ministrit të Drejtësisë, i cili edhe vetë ka shprehur rezerva për reformën në drejtësi.

Lalla jep si argument aftësinë e sistemit për t’u vetëpastruar duke sjellë si shembull arrestimin e prokurorit të Fierit dhe atij të Krujës. “Arrestimi i kolegëve dhe gjyqtarëve tregojnë që kemi vullnet. Mes nesh ka të korruptuar, por jemi të aftë të pastrojmë radhët tona”-është shprehur Llalla gjatë takimit ku ishte i pranishëm edhe ministri i Drejtësisë. Në fakt Llalla ka lajmëruar shumë herë arrestime të bujshme dhe publiku është ende në pritje që ai të demostrojë forcën e ligjit.

Kreu i Prokurorisë është i vetëdijshëm se nuk ka asnjë peshë apo rol në proceset që kanë të bëjnë me reformën në drejtësi për aq kohë sa ai ka vepruar në ndikimin e politikës. Ndaj dhe zëri i tij duket si daulle që vjen nga tjetërkund për një reformë që duhet t’i përshtatet LSI-së dhe Ilir Metës. 

l.m

Comments

Submitted by Jon LEKDUSHI (not verified) on

Zoti KRYEPROKUROR !

Ju e dini shume mire se, si u emeruat ne ate vend pune, si kryprokuror, duke qene kryetari i ILDKP.
Ju u caktuat aty, si kryeprokuror, per te mbuluar te gjitha pislleqet e te koruptuarve ne pushtetit e Sali Berishes, si garanci e pushtetit ekzekutiv, per mos te pasur pasoja, ne rast se mund te nderrohej pushteti, gje qe edhe ndodhi.
Ju jeni, garancia e Sali Berishes, per mos t'u denuar AI (Saliu), djali i tije, vajza e tije, Lulezim Basha, te gjithe kusaret, kriminelet dhe te koruptuarit e qeverise se me pareshme.
Ju nuk jeni i pavarur, ju jeni plotesisht i varur nga politika, sidomos ajo qe, ju caktoi ne ate detyre.
Ju nuk jeni i afte profesionalisht, mbasi nukkeni filluar asnje ceshtje kryesisht, sidomos ato qe shpif Sali Berisha, apo dikush tjeter. Nuk keni gjunje, keni frike, gje qe tregon mungese ne formimin t'uaj te pergjithshem.
Ju keni frike, prandaj, mbasi u siguruat qe komisioni i Venecias, kerkoi qe kryeprokurorit mos t'i nderpritet mandati me reformen ne drejtesi, atehere filluat te ngrini zerin. Pse nuk folet deri tani ? Ku ishe deri tani ? Apo u bete trim, pas pilafi ? Po veproni si nje burre pa kellqe, pa gjunje, por, si nje trim pas lufte, pra, po hiqeni trim me PORDHE.
Ju hiqni nga puna, transferoni, ngrini ne detyre, apo edhe te komanduar, mjafton qe t'i largoni nga vehtja, te gjithe ata qe ne prokurori, fillojne e ju kundershtojne, dhe kjo tregon nje mungese te theksuar te aftesise se punes ne grup, si dhe te mungeses profesionale dhe aftesise per t'u perplasur per ceshtje pune me koleget, tregues i nje minusi te aftesise t'uaj profesionale. Keshtu veprojne te gjithe ata qe nuk jane te zotet profesionalisht, tamam si puna juaj.
Zoti kryeprokuror !
Jepni doreheqjen, do te jete veprimi me i mencem qe mund te beni.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Zotin Kryeprokuror, per paaftesine e tij qe ka treguar ne pune keto kohe, do ta quaja thjesht "Njeri i Vogel"

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.