Abba rikthehen me album të ri 40 vjet pas ndarjes

Postuar në 03 Shtator, 2021 14:29

Grupi Abba rikthehen me një album të ri. 40 vjet pas albumit të fundit “The visitors”, grupi suedez u ribashkua për “Voyage”, një album me këngë të reja që del në treg më 5 nëntor. Dy prej këngëve të albumit, “I still have faith in you” dhe “Don’t shut me down” janë publikuar.

Grupi legjendar i popit, i përbërë nga Benny Andersson, Agnetha Fältskog, Anni-Frid Lyngstad dhe Björn Ulvaeus, kanë njoftuar edhe për një koncert në Londër, në maj 2022.

Versionet dixhitale të tyre (avatar) do të shfaqen çdo natë së bashku në shtator, në një koncert virtual, me një grup live në parkun olimpik të qytetit, të quajtur Abba Arena.

"Ishte një gëzim i madh të punoja përsëri me grupin - jam shumë i lumtur me atë që kemi bërë", tha Lyngstad.

"Ne po lundrojmë në ujëra të panjohura. Me ndihmën e asaj që ishim dikur, ne po udhëtojmë drejt së ardhmes, thotë Andersson.

Grupi suedez ABBA u themelua në Stokholm në vitin 1972 nga Agnetha Fältskog, Björn Ulvaeus, Benny Andersson dhe Anni-Frid Lyngstad. Emri i grupit është një akronim i shkronjave të para të emrave të tyre. Në pak vite ata u bënë grupi më popullor i popit në Europë.

Në kulmin e famës së tyre në mesin e viteve 1970, gjashtë nga shtatë prej single të tyre kapën vendin e parë në klasifikimin muzikor në Britaninë e Madhe.

Rikthimi si grup bën bashkë dy palë çifte që më parë kanë qenë të martuar. Lyngstad dhe Andersson u fejuan në vitin 1971, të njëjtin vit kur Fältskog dhe Ulvaeus u martuan, por deri në vitin 1981, të dy çiftet ishin divorcuar. E gjithë përvoja romantike e tyre u reflektua me sinqeritet të madh në këngë si The Winner Takes It All, dhe në psikodramat e albumit të tyre të fundit në 1981.

Grupi u nda në 1983, megjithatë nuk pati kurrë një njoftim zyrtar për këtë.

 

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

rreth 40 vjet*

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.