S'mund të turpërohemi për disa azilkërkues

Postuar në 09 Gusht, 2015 13:33

Deri dje qeveria fajësonte trafikantët për shifrat në rritje të azikërkuesve, por të paktën zyrtarisht nuk ka ndaluar individë apo grupe që nxisnin emigrimin përmes skemave të përfitimit financiar. Përfaqësues të qeverisë që nga kryeministri i pari kanë deklaruar përpara ndërkombëtareve se qeveria është në luftë me fenomenin, por e vetmja punë në këtë drejtim janë thirrjet ndërgjegjësuese të zyrtarëve të dorës së dytë të Ministrisë së Brendshme nga pikat e kalimit kufitar.
Zv/ministrja Elona Gjebra zbriti në Kakavijë për t'u kujtuar të gjithë atyre që kanë ndërmend të kërkojnë azil të mos e ndërmarrin atë hap pasi do përballen me penalitete të ashpra. "Mundësia për azil nuk ekziston, kjo tashmë është bërë e qartë. Do të ketë penalitete më të forta, janë shtuar masat e kontrollit"-deklaroi Gjebrea.
Në fakt kërkesat e azilkërkuesve shqiptarë janë një mizë në sqetullën e qeverisë dhe kryeministrit qëkurse kancelarja Merkel kërkoi në Tiranë që të mos vazhdojë më "shakaja" me kërkesat për azil nga Shqipëria. Këtë ia bëri të qartë edhe kryeministrit Rama në takimin që patën kokë më kokë në zyrën e bojatisur rishtazi të qeverisë.
Kreu i qeverisë nuk do që të shkojë në samitin e Vienës me vulën e një vendi që aspiron të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europain dhe që ka numrin më të lartë të kërkesave për t'u larguar nga vendi. Kryeministri Rama nuk mund ta tolerojë këtë turp ndaj dhe nga ndërgjegjësimi qeveria ka kaluar në një fazë tjetër atë të ashpërsimit të gjuhës për azilkërkuesit që mësa duket nuk dëgjojnë me të mirë.
l.mitro

Comments

Submitted by Ioni (not verified) on

Lajm kot me kot

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.