Historike sot ishte vetëm tallja dhe poshtërimi i Kosovës dhe Serbisë
Marrëveshja e imponuar sot nga SHBA mes Serbisë dhe Kosovës është një tallje të cilën nuk ka hiperbolë që ta konkurojë. Të lëmë mënjanë aspektin procedurial, pra mënyrën sesa shpejt kjo marrëveshje u imponua dhe të përqendrohemi te përmbajtja dhe te mënyra sesi presidenti amerikan e përkufizoi atë: Një Marrëveshje e normalizimit ekonomik.
Mirëpo teksti i shpërndarë ka 15 pika nga të cilat nuk ka absolutisht ASNJË GJË TË RE.
Në pikën e parë flitet për zbatimin e një marrëveshjeje të dakordësuar më parë për ndërtimin e autostradës Beograd-Prishtinë dhe zbatimin e marrëveshjes për hekurudhën Prishtinë-Beograd që duhet të lidhet me Adriatikun. Kjo sipas marrëveshjes do të bëhet në bashkëpunim me SHBA, por nuk përcaktohen nëse do të akordohen fonde.
Një pikë tjetër simpatike: Të dyja palët do të hapin dhe bëjnë funksionale doganën e përbashkët të Merdares, për të vijuar mandej me urdhërimin që të dyja të jenë pjesë e Minishengenit, kur dihet se Serbia e ka iniciuar atë dhe se ka këtë problem. Të vihet re se në nisma ka marrë namin si Minishengen, megjithë merakun e kryeministrit shqiptar që nuk i pëlqen parashtesat minimizuese.
Të dyja palët bien dakord që të studiojnë shfrytëzimin e ujëmbledhësit të Ujmanit.
Këtu mbyllet procesi i mbiquajtur si normalizim ekonomik, ku siç mund të shihet nuk ka absolutisht asgjë të re. Nuk është bërë zhurmë për këto gjëra as nga Kosova dhe as nga Serbia, por është debatuar për të tjera gjëra.
Më pas marrëveshja merret strikt me interesat e SHBA, e ca më keq, me politikat personale të njërit zyrtar apo tjetrit. P.sh të dyja vendet kanë firmosur që të ndalojnë përdorimin e pajisjeve për rrjetin 5G nga ata që quhen shitës të pabesueshëm. Madje kur këto pajisje janë instaluar, ato duhen hequr, një detyrim tipikisht antikinez.
Po kështu të dyja palët bien dakord që të shtojnë shkëmbimin ajror dhe të bashkëpunojnë për të dhënat me SHBA duke vënë në punë sistemet amerikane. Një kërkesë tërësisht jashtë kontesktit të diskutimeve mes Serbisë dhe Kosovës.
Më tej palët detyrohen të bien dakord për të drejtat e fesë, një pikë kjo që është ndërfutur në marrëveshje krahas pikës tjetër për identifikimin e mbetjeve të personave të humbur.
Më poshtë, surpriza le të themi alla Grenell: Serbia dhe Kosova bien dakord që të bashkëpunjnë me 69 vende të tjera për…Dekriminalizimin e Homoseksualizmit!!! Kur vallë kjo ka qenë çështje e nxehtë mes të dyja vendeve?
Marrëveshja mbyllet me premtimin për heqje dorë nga procesi i tërheqjes së njohjeve dhe kërkesës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare si dhe çuditërisht, madje unike, me deklarimin se Izraeli dhe Kosova njohin njëri-tjetrin. Për këtë pikën e fundit ka firmosur edhe Serbia kur ajo u takon dy vendeve të tjera të vendosin.
Këtu nuk kemi të bëjmë me një marrëveshje të keqe, por me një teatër të Donald Trump që përfshin në një tekst gjëra pa sens dhe lidhje me pretendimet e palëve. Është për të vënë duart në kokë dhe ardhur keq, të shohësh dy matufë nga Ballkani që pranojnë të firmosin paçavure të tilla dhe të durojnë që ato të shpallen historike. Vështirë se ndonjëherë bota do të ketë respekt për popujt e rajonit tonë.
Comments
Keta duhet t'a festonin me
Keta duhet t'a festonin me shampanje njohjen nga Israeli. Komplet di popull keta kosovaret ne jeten virtuale online dhe realitet, flamurin israelit e kane valvitur sikur ate te Serbise dikur.
Inshaallah vakumin e lene nga emigrimi masiv mbas shpalljes se Pavaresise kosovare, dhe marreveshjes nga Perendimi me kuislinget ne qeverine e Kosoves per depopullizimin e ketij kombi, Israeli e zevendeson ne palestinezet qe do te deboje ne te ardhmen nga Jerusalemi dhe bregu Perendimor.
Marreveshje te tilla Tirana e Prishtina i ka per nder karshi popullit vella cifut dhe nanes Amerik. Tash po duhet mi than, mbahu Kosov e mos ki frig se ki Netanyahun ne Afrik, oj Prishtin po lind nji diell tash qe t'njohu ky Israel.
Arritje e madhe me vlera Perendimore......kish me than gazetarje kosovare A Xharra.
Aqif, ne shqip i themi
Aqif, ne shqip i themi "ishalla" dhe jo si ne origjinalin arabisht "inshaallah"! Kuptimi eshte i njejte, (shpresojm, ose ne shprese te Zotit), por shqiptimi ndryshon! Qe na tregon, se nuk kemi nevoje ti perngjajme 100% arabve.
Lutjen e bej per besimtaret
Lutjen e bej per besimtaret musliman, per ata njerez qe kane din e iman. Pra ti nuk futesh ketu. Per mua ti fol edhe kinezerisht po deshe, une nuk te kuptoj, sic nuk me kupton ti. Afrikane, arabe, turq apo kazak per mua jane nje, krijese e te Madheruarit Allah.
Ate propaganden tende mbaje per vete se ky milet u ngop me 50 pergjate komunizmit.
Inshaallah futesh ne udhe.
E shikoj Aqif nga nervozismi
E shikoj Aqif nga nervozismi qe shfaq, qe -si 99% e besimtarve te tjere myslimane- edhe ti nuk ke as edhe nje gje te perbashket me besimin dhe ndjenjen ne nje Fuqi te Mbinatyrshme, por je thjesht nje ushtar i bindur i nomenklaturave te ndryshme gjeo-politike, inspirimi kryesor i te cilve jane komplekset e ndryshme te inferioritetit. Po nejse! Ti mund te jesh mysliman apo te pretendosh i tille, por perderisa fole shqip dhe shqiptaret te gjithe, myslimane dhe jo myslimane perdorin "ishalla", (pa zanore dhe bashtingellore grykore dhe hundore), kjo do te thote se kjo fjale nuk ka pse te kthehet tani ne origjinalin arabo-aziatik me grykore dhe hundore! Edhe anglezet kur thone faleminderit, nxjerrin nje "a" te gjate paksa hundore: thaanks, por ne shqiptaret e flasim thjesht: thanks! Shiko perpara Aqif dhe jo mbrapa!
Ti ke rrjedhur o i pa
Ti ke rrjedhur o i pa identifikuar. Qe mundohesh me ane te tastieres t'u imponosh te tjereve ate qe deshiron.
50 vjet u munduan komunistet dhe nuk ia hoqen fene njeriut.
Pastaj, perse duhet te merrem me nje fodull dhe injorant qe nuk shikon pertej hundes se tij?!
Shko tashti, bjeri tasit me luge dhe korrigjo inglizmat neper TV dhe media, o gjuhetar patriot skipetari, te paste kombi dhe t'u shtrifshin rrenjet ne popull sikur Partise se Punes dikur. Qe, edhe Ismaili te ka zili dhe do te te kushtoj nje poezi; " ku t'i gjej reenjet e tua o shqiptar dashes" qe te shkelqen diell ne s.ume.
Add new comment