Rregullorja: Bankat mund të ndryshojnë drejtimin e kompanive kredimarrëse në vështirësi

Postuar në 25 Korrik, 2019 15:17

Banka e Shqipërisë ka miratuar së fundmi Rregulloren e re “Për Trajtimin jashtëgjyqësor nga bankat, të kredimarrësve në vështirësi financiare”. Në përcaktimet e këtij vendim shkruhet se vendimi në fjalë i shtrin efektet deri në datën 31 dhjetor 2020 dhe si qëllim të vetin rregullorja shpall 

reduktimin  e kredive me probleme dhe mbajtja nën kontroll e cilësisë së portofolit  të kredisë, duke nxitur trajtimin e kredimarrësve në vështirësi financiare, nëpërmjet një bashkëpunimi të strukturuar dhe eficient ndërmjet bankave

Subjekte të rregullores janë bankat e liçencuara nga Banka e Shqipërisë dhe në të sqarohet se kush konsiderohet kredimarrës në vështirësi financiare:

është kredimarrësi individual ose grupi i kredimarrësve të lidhur, që plotëson njëkohësisht kushtet e mëposhtme

është i ekspozuar në më shumë se një bankë dhe ekspozimi total i tij në të gjitha bankat është më i madh se 250 milionë lekë

detyrimi i tij në një ose më shumë banka, ka qenë në vonesë të paktën 90 ditë, ose kur ndonjëra prej këtyre bankave kreditore vlerëson se kredimarrësi është ose mund të jetë në vështirësi financiare dhe për këtë i nevojitet një zgjidhje

veprimtaria e tij mund të vijojë,  pavarësisht përkeqësimit të gjendjes financiare dhe për këtë nevojitet marrja e masave për riaftësimin e tij në shlyerjen e detyrimeve, në rast se përfitimet nga ky proces janë më të mëdha sesa nga procesi i likuidimit sipas legjislacionit për falimentimin

Në rregullore banka autorizon kredidhënësin që për të shmangur procesin gjyqësor dhe për të zgjidhur problemet e krijuara nga mosshlyerja e detyrimeve që të aplikojë disa masa që janë si më poshtë:

Bie në sy e drejta e bankave që kanë dhënë kredi për të kryer ndryshime në strukturën dhe mënyrën e drejtimit të kompanive që klasifikohen si kredimarrës në vështirësi financiare, apo edhe konvertimi i borxhit në kapital.

Një hap ky drejt shndërrimit të bankave nga kredidhënës në fonde investimi, një masë kjo që hap rrugën që bankat e nivelit të dytë të përfshihen direkt në sektorë të ekonomisë duke marrë një rol themelor që shkon shumë më thellë sesa thjesht kreiditimi. Kjo masë paralajmëron atë që kemi parë të ndodhë edhe gjetkë në botë, si p.sh në Itali me bankën Monte dei Paschi di Siena, e që është ndërhyrja e shtetit për të shpëtuar institucione private që në thelb janë investitorë kryesorë në ekonomi, por që mbërrijnë në dështim për shkelje të ndryshme dhe për shkak se sistemi qendror nuk funksionon.

Comments

Submitted by Hazbiu (not verified) on

Mund te perfshije..nuk do te thote ka te drejte te ndermarre njeanshmerisht. Komplet gabim si artikull.

Submitted by redaksia on

E para nuk eshte artikull. Por shkrim informativ mbi nje vendim. E dyta nuk eshte thene kund se do te behet ndonje veprim njeanashmerisht; edhe ne titull thuhet MUND. Keshtu qe nuk merret vesh shume "kritika". 

Submitted by Anonymous (not verified) on

Ashtu si e keni shkruar titullin i keni dhenë më shumë kuptimin e parë, sesa kuptimin e tretë. Tregohuni më modest përsa i përket "kritikës".

MUND I jokal.
1. Kam fuqi, zotësi, aftësi etj. për të bërë një punë a një veprim, jam në gjendje të kryej a të arrij diçka; e kam në dorë ta bëj diçka; jam i zoti a i aftë për diçka; mundem. Po të mundësh, eja (rri)! Sa mund, aq bëj. Ndihmuan me ç'mundën. Bëri (piu, hëngri) sa mundi. Foli ç'mundi. Kush mundi, mori. Fle (ha) ku të mundë fle (ha) pa pyetur se ku, pa e zgjedhur vendin, ku të ketë mundësi, ku t'i jepet rasti. S'mund më.
2. (zakonisht me pjesëzat mohuese s, nuk dhe mos). Jam pa qejf, s'jam mirë me shëndet, jam sëmurë. Nuk para mund. Sot s'mund. Si je? - Më dhemb koka, nuk mund.
3. kal. Përdoret si folje gjysmëndihmëse me vlerë modale, zakonisht në trajtën e vetës së tretë të numrit njëjës, për ta paraqitur si të mundshme a si të lejueshme atë që shpreh folja ose fjalia e mëpasme; mundem. Mund të hajë (të pijë) vetë. S'mund ta bëj (ta them, ta tregoj). S'mund të duronte (të priste) më. S'mund të lejohet (të pranohet). Mundi të shpëtonte. Mund të niset nesër a pasnesër. Mund të ketë ardhur. Mund të jetë kështu. U largua pa mundur të takohej me të.
* Aq mundi, aq shkundi shih te SHKUND.

Submitted by redaksia on

Nuk ka nevoje as te jemi modeste, as jomodeste per kritikat, apo "kritikat". Kritikat jane miratuar perhere. 

Me lejoni t'u ve ne dukje se ne komentin e pare "kritikoni" se "artikulli eshte komplet gabim", kurse ne kete koment shkruani se perdorimi i foljes Mund ne titull krijon keqkuptime. Ne fakt vete lajmi sugjeron se rregullorja percakton nje kompetence te re, qe nuk ka qene. Rrjedhimisht folja Mund ne titull vetiu kualifikohet si mundesi per bankat dhe jo e drejte ekskluzive, apo e njeanshme. Ndaj mendoj se vjen ne perputhje me piken 3. 

Falemnderit! 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.