Basha del me paketë propozimesh për krizën
Pa kaluar 2 orë nga letra e hapur publike që kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i drejtoi kreut të PD-së për t’u ulur në një dialog pa kushte, ku madje linte të hapur diskutimin nga ana e Bashës për datën e zgjedhjeve, ky i fundit duket i palëkundur për të mos hyrë ne negociata me kreun e qeverisë.
Basha foli nga Durrësi për një paketë propozimesh që shmang çdo Pazar me zotin Rama për zgjidhjen e krizës.
Nuk e njohim dhe nuk e pranojmë atë lojë. Ne nuk pranojmë teatër me interesat e shqiptarëve. Ne jemi ngritur mbi interesat tona të ngushta politike. Rama na propozon kapitullimin që të bëjmë sehir me 30 Qershor. Largimi i Edi Ramës është hapi i parë I panegociushëm, hapi që do ti hapë rrugë zgjidhjes politike të krizës. Por, fjalën vendimtare për zgjidhjen njëherë e përgjithmonë të plagëve që shkaktojnë këtë krizë, do ta kenë përsëri shqiptarët. Deputetë të zgjedhur drejtëpërdrejtë në 100 zona maxhoritare, apo sistem kombëtar me lista të hapura. Senat që e ngadalëson dhe e bën transparent procesin legjislativ. President me kompetenca të plota që kontrollon dhe balancon pushtetet, pse jo president të zgjedhur nga populli. Ndarje dhe balancim të pushteteve që garantojnë gjyqtarë dhe prokurorë të pavarur dhe që zbatojnë ligjin. Referendume popullore, lokale dhe kombëtare, që sovrani, populli të ketë gjithmonë mundësinë, levën, për të ju mbivendosur çdo politikani që humb arsyen dhe kërkon të mashtrojë votuesit. Referendum për gjithçka që kanë të bëjnë me shëndetin, sigurinë, jetën. Këto janë disa nga propozimet, për të cilat angazhohem sot se nuk do të ketë pakte kulisash, do të ketë një dialog kombëtar dhe në fund një vendimarrje me referendum nga populli.
Comments
Sofizma.
Sofizma.
Add new comment