Shuhen dyshimet për eshtrat e Dragotit
Zhurma e krijuar me fillimin e gërmimeve në Dragot të Tepëlenës se eshtrat e para të gjetura u përkisnin ushtarëve italianë është hedhur poshtë nga koloneli Ciro Cantore, i cili nga viti 1992 deri më 1995 drejtoi një mision në Shqipëri për llogari të ministrisë italiane të Mbrojtjes në kërkim të eshtrave të ushtarakëve të fundit italianë të vdekur gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe ende të pagjetur.
Ai thotë në një prononcim për Shqiptarja.com se një pllakëzë metalike me mbishkrim në gjuhën italiane, e gjetur nga autoritetet greke tek eshtrat e zbuluara gjatë gërmimeve në Dragot, pranë Tepelenës, me siguri nuk i përket ndonjë ushtaraku italian.
"E pashë fotot që më dërguat dhe mund të them me bindje se nuk është një pllakëzë që mbahej nga ushtarakët tanë atëhere dhe, nga ajo çka lexohet në të, duhet të jetë fjala për një Tetar të Parë “Grek”. Ndoshta ka të bëjë me grek të vrarë dhe të varrosur nga italianët, megjithëse duhet të bëhen hetime më të imtësishme dhe ndoshta të shihen edhe lëvizjet e ushtarëve grekë në zonën ku është gjetur, ose duhen bërë edhe gërmime të tjera aty afër me shpresën se mund të ketë edhe gjetje domethënëse" - thekson koloneli.
Dëshmia e Cantore-s u jep fund kështu dyshimeve të atyre, të cilët menduan se ajo pllakëzë, mbi të cilën shkruhej në italisht “tetar grek” (caporale greco) nuk i përkiste një ushtari grek, të cilin autoritetet kanë vendosur pikërisht ta varrosin në varrezat e reja ushtarake greke që po ndërtohen në Jug, në kujtim të të rënëve të tyre në Shqipëri.
Comments
Dhe ne rastin e faturimeve te
Dhe ne rastin e faturimeve te OSHEE kishte persona me emra qe kishin dhene deklatata per median dhe nuk e moret parasysh per te thene qe "shuhen dyshimet". Madje u vetecensuruat. Hipokrizi.
Hipokrizi do ishe po te
Hipokrizi do ishe po te fshihej shkrimi pa i thene kujt. Por ne cdo rast do ta provojme shume shpejt qe nuk eshte keshtu si thoni Ju.
Popull bageti
Popull bageti qe ne emer te shqiptarizmit nuk i lene as te vdekurit qe te prehen ne paqe. Urojme qe secili shtet te rregulloj ne kushtet normale varrezat per keta te ndjere, qofshin grek apo italian
Add new comment