PS minus 200 në Dibër
200 socialistë dibranë i janë bashkuar Partisë Demokratike. Lajmin e bën të ditur Partia Demokratike, e cila është asistuar në akuzat e veta edhe nga një koleg i kandidatit socialist, kirurgut Bashkim Murati:
“Nuk është Dibra vendi që udhëhiqet nga injorantë si ata që ka vendosur Edi Rama të përfaqësojnë Dibrën”.
Një tjetër socialist sipas PD-së, Ramazan Kaziu është shprehur:
“Sherefedin Shehu është profesionist, ekonomist, administrator. Jam i bindur se ky burrë që ka sjellë PD do t’i menaxhoje siç duhet problemet e Dibrës. Mos të zhgënjehemi më me këto premtime boshe. Zoti kryetar, (Lulzim Bashës), po të them dy fjalë se je djalë i zgjuar, i thjeshtë, me këmbë në tokë dhe jam i bindur se nuk do të na zhgënjesh si kryetari ynë (Edi Rama)”.
Comments
Hymni
Prej lufte vec ai largohet
qe eshte i lindur tradhetor
kush eshte burre nuk frikesohet
por Edi Ramen do votoje...
Hej c'na gjeti
Asllano, mblidh mendjen, mer lali, hymni eshte i Republikes se Shqiperise, nuk eshte i Partise Socialiste (ose Partise se Hashashit). Te mos votosh per Edvin Ramen nuk eshte asnje lloj tradhetie, prandaj mos na caj zolloten. Torrollak!
ASHE
Edi Rama eshte pertej te majtes e te djathtes dhe koalicionin ASHE e ka ndertuar me te majte e te djathte e individe te te gjithe llojeve! Ashtu si qeveria e Ramsay Macdonald ne Britani ne vitet 30 te shekullit te kaluar qe kishte popullaritet aq sa edhe Rilindja jone e cila ishte e perbere me te majte e te djathte pra kishte karakter nacional! Keshtu edhe Edi perfaqeson Shqiperine e jo vetem PS! Eshte e pritshme qe Shqiperia progresive te kete edhe kundershtare! Mjafton te mos kalojne 30%!
Hajde gallate, hajde.
Asllono e paske zakon shume te keq, e pike fare pa uje dhe i futke edhe nji tymse nga mrapa. Apo je nga ata te zyres se qerratait Endri Fuga?
Add new comment