Shuqizohet urdhri i Veliajt, Gjykata i hap rrugë ndërtimit të 17-katëshit te diga e Liqenit
Kompania e ndërtimit "Gener 2" sh.p.k e cila po ndërton kompleksin e pallateve te diga e liqenit artificial, ka fituar gjyqin në Gjykatën Administrative. Shqiptarja.com raporton se treshja gjykuese e kryesuar nga gjyqtarja Enkelejda Softa, kanë vendosur të lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë administrative, që i jep të drejt kompanisë së ndërtimit për të vazhduar punimet.
Sipas këtij vendimi, shfuqizohet urdhëri i firmosur nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Eion Veliaj, për ndërprerjen e punimeve pranë Liqenit Artificial. Gjykata thotë se të detyrohet pala e paditur, Inspektoriari Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në Tiranë t'i paguajë kompanisë ndërtuese “Gener 2 sh.p.k” dëmin e shkaktuar, si humbjen e pësuar dhe fitimin e munguar, si rezultat i ndërprerjes së punimeve.
Si dhe të paguaj në formën e dëmshpërblimit ndaj kompanisë ndërtuese dëmin moral që i ka shkaktuar shoqërisë pas nxjerrjes së aktit të paligjshëm të pezullimit të punimeve në këtë kantier ndërtimi.
Comments
booo
Dmth ti japim dhe lek per demin Bashkimit? O zot! Erjoni t'ia marre mamase dhe Dallendyshja t'i nxjerre nga p..i i s'emes!
O kodosho, mos e ke gabim ?
O kodosho, mos e ke gabim ?
Nuk eshte Bashkim Ulaj, pronari i Gener 2, eshte SALI RAME BERISHA.
Prandaj nuk behet reforma ne drejtesi.
E kupton tani ?
Add new comment