Marrëveshja Rama-Meloni, 653 milionë euro për qendrat e pritjes në Lezhë
Marrëveshja e nënshkruar në Romë në fund të vitit të kaluar mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes italiane, Giorgia Meloni, parashikon ndërtimin e dy qendrave për pritjen e emigrantëve që mbërrijnë në brigjet italiane. Marrëveshja në fjalë ka një kohëzgjatje prej 5 vitesh dhe mund të rinovohet sërish.
Corriere della Sera boton sot një artikull që analizon se si do të ndërtohen dhe do të funksionojnë dy qendrat: njëra në Shëngjin dhe tjetra në Gjadër. Në Qendrën e Shëngjinit do të kryhen procedurat e zbarkimit dhe identifikimit, qendra e Gjadrit, një kamp me sipërfaqe 77 mijë metra katrorë, do t’u shërbejë emigrantëve për qëndrim në pritje të miratimit të kërkesë për azil ose urdhër dëbimi.
Në Shqipëri do të vijnë vetëm meshkuj të rritur nga vende që konsiderohen të sigurta (si p.sh Tunizia, Maroku dhe Algjeria). Pasi kalojnë procedurat në portin e Shëngjinit, ata zhvendosen në qendrën e Gjadrit, ku kapaciteti maksimal është 3 mijë migrantë. Afati i parashikuar për të qëndruar aty në pritje të procedurave të azilit, të cilat kryhen edhe përmes lidhjeve me Romën, është 28 ditë. Në rast se një emigranti i pranohet azili, ai hyn rregullisht në Itali. Në të kundërt riatdhesohet, po nga Italia. Pra, qendra pret dhe përcjell emigrantë gjatë gjithë kohës. Çdo muaj hyjnë 3 mijë e dalin 3 mijë, në total 36 mijë emigrantë në vit.
Kostoja totale, 653 milionë euro
Dy strukturat do të kushtojnë 69 milionë euro. Autoritetet italiane kanë parashikuar edhe rastet e ndërprerjeve të energjisë elektrike dhe furnizimit me ujë, duke shtuar në projekt pajisjen me gjeneratorë dhe depozita uji dhe sistem më vete të shkarkimit të ujërave të zeza. 25 milionë euro të tjera janë parashikuar për institucionin pritës. Për mbikëqyrjen e jashtme teknike, e cila sipas marrëveshjes i takon Shqipërisë, Italia do t’i paguajë shtetit shqiptar 94 milionë euro. Udhëtimi, ushqimi dhe akomodimi e karabinierëve, Policisë së Shtetit dhe Guardia di Finanza-s kanë një kosto shtesë prej 260 milionë e 200 mijë euro.
Pesë komisionet që ngrihen për të drejtën e azilit kushtojnë 17 milionë e 970 mijë euro. Janë rreth 152 të punësuar nga shteti italian, mes të cilëve zyrtarë të Ministrisë së Brendshme dhe të Drejtësisë, magjistratë, gjyqtarë dhe drejtues të shëndetësisë, të cilët në total paguhen 42 milionë e 507 739 euro. Qeraja e mjediseve në Romë, nga ku do të bëhen lidhjet video, kostoja e energjisë dhe ngrohjes shkon në 2 milionë e 920 mijë euro. Për të ndërtuar dhe pajisur 20 salla gjyqi për seancat në Shqipëri dhe për lidhje telematike nga Italia duhen 8 milionë e 730 mijë euro. Shpenzimet e udhëtimit për avokatë dhe përkthyes 29 milionë e 160 mijë. Për emigrantët që kthehen në Itali, kostoja e qirasë së anijeve, automjeteve dhe pajisjeve është 104 milionë euro të tjera të tjera. Kostoja totale e marrëveshjes për pesë vjet është 653.5 milionë euro.
Comments
Po pse femra jo?
Ore po femrat ku mbeten?
Pritet qe Orakulli Ben Blushi
Pritet qe Orakulli Ben Blushi te shkruaj romanin e dyte kushtuar vashave refugjate qe ngjizen nga malesoret tane katolike te Shengjinit dhe, si pasoje e ketij fekondimi lind Kastrabeu II. Mbas 500 vitesh.
Ia rremben fronin Princ Lekes, duke u martuar me re bijen e tij Geraldinen. Shqiptaret kane ne krye nje prijes qe shkon e lufton ne Fushe Kosove per t'a cliruar nga NATO. E cliron Kosoven dhe Metohine, ia dorezon Serbise dhe tok ne serbet shpall Principaten Serbo- shqiptare.
Ate qe Vucic me Ramen nuk mund ta benin si enderr, e beri Kastrabeu II i vllaho-maqedonasve Beni, i Madhi i Blushajve dhe Spasse-ve. E keshtu nder vite, vashat refugjate, pollen trima muskuloze qe me pallen e tyre te madhe e te rende ( qe nuk e ngrinin dot as 10 bura) zgjeronin territoret arbnore mbi kurrizin e fqinjve qe, territore keto, te cilat vete Gjergji ( ster ster ster gjyshi ityre) ua kishte premtuar para 500 viteve.
Add new comment