Luftë online Kinë-Perëndim: Aristoteli nuk ka ekzistuar

Postuar në 05 Nëntor, 2023 21:32

Aristoteli bëhet viktima e fundit në luftën e narrativave të Kinës me Perëndimin. Studiuesi Jin Canrong vë në dyshim ekzistencën e filozofit grek, me pretendimin se trashëgimia e greqishtes së lashtë nuk mbështetet nga të dhënat e shkruara.

Jin nuk është historian. Ai është ekspert i njohur i marrëdhënieve Kinë-SHBA në Universitetin Renmin në Pekin dhe këshilltar i qeverisë kineze.

Për më tepër, ai është influencues në Douyin, versioni kinez i "TikTok", ku një videoklip i fjalimit të tij mbi Aristotelin u bë viral muajin e kaluar, duke gjeneruar një debat publik të jashtëzakonshëm mbi besueshmërinë e historisë perëndimore.

Jin pretendon se nuk ka asnjë të dhënë të shkruar para shekullit të 13-të që mund të vërtetojë ekzistencën e Aristotelit, dhe filozofi i lashtë, nëse ai ekzistonte më shumë se 2000 vjet më parë, nuk mund të kishte shkruar qindra libra që përmbajnë miliona fjalë përpara mbërritjes së letrës në Evropë, në shekullin e 11-të.

Aristoteli doli nga hiçi dhe ajo që e bëri më të dyshimtë ishte se ai duket se ka një trupë gjithëpërfshirëse njohurish, duke filluar nga optika dhe etika, deri te ekonomia dhe politika,” thotë ai në video.

E rëndësishmja në këtë qasje nuk është përmbajtja, por objektivi. Studiuesi në fjalë u drejtohet "përdoruesve të rrjeteve sociale", audiencë kjo krejt ndryshe nga të tjerat, pa filtra, pa kritikë, por vetëm një mjedis ku ndikohen tufa milionëshe dëgjuesish. Dhe kjo e bën atë politike, shumë politike.

Comments

Submitted by Marko (not verified) on

Yfffff Aristoteli e Maristoteli, po kush dreqin e di kush jane e si jane e cfare kane bere? Gjendet nje gur i gdhendur, del njeri qe i ve nje emer dhe sot ksaedhe AI qe thote si e ka pas ngjyren e syve.
Diku gjendet nje shtame dhe, pavarsisht se 90% e shtamave ne gjithe boten jane njesoj, del lajmi nga greket se aty paska pas nje koloni greke. Po pse nuk thote njeri qe ne territoret qe sot quhen Greqi, ska mbet kinez e mongol e rus e viking pa kalu. Pse gjithcka qe ka kjo pjese toke nuk eshte rrjedhoje e ketyre dyndjeve?

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Keta kinezet duhen degjuar me kujdes. Eshte vertetuar qe nuk hane mut kot.

Submitted by Enver Hoxha (not verified) on

Po Mao Ce Duni a ka egzistuar. Une per vete nuk e pata takuar as nje here, vetem me letra jemi mare vesh po doli fjala qe ato i shkruante Çu En Lai.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.