Marrëveshja Rama-Meloni, Gjykata Europiane i thotë jo procedurës së përshpejtuar kufitare

Postuar në 14 Mars, 2024 19:40

Marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët nuk pritet të marrë dritën jeshile të Gjykatës Europiane të Drejtësisë. Kjo e fundit i ka thënë jo procedurave të përshpejtuara, të parashikuara në protokollin e marrëveshjes së firmosur nga kryeministri Edi Rama dhe homologia italiane, Giorgia Meloni.

Efekti i parë i vendimit të Strasburgut mund të jetë një shtyrje e përkohshme e papërcaktuar e projektit që qeveria italiane ka në Shqipëri.

Marrëveshja e nënshkruar në fund të vitit të kaluar në Romë parashikon procedura të përshpejtuara kufitare për emigrantët e shpëtuar në Mesdhe nga anijet ushtarake italiane, duke përfshirë garancinë e diskutueshme prej 5000 eurosh për të pritur vendimin për kërkesën për azil në liri dhe jo në paraburgim në qendrat shqiptare.

Për Gjykatën e Drejtësisë, pra, nuk është çështje që të trajtohet me procedurë urgjente”, citohet nga La Repubblica avokatja Rosa Emanuela Lo Faro, e cila mbron emigrantët në dy çështjet e vëna në vëmendje të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë. Çështja do të trajtohet me procedurë të zakonshme.

Më 29 janar, Gjykata Kushtetuese në Tiranë i hapi dritën jeshile ratifikimit në Kuvend të marrëveshjes për emigrantët, duke e cilësuar atë në pajtim me ligjin themeltar të vendit.

Kushtetuesja konstatoi se Protokolli për Migracionin nuk cakton kufij territorialë dhe as nuk ndryshon integritetin territorial të Republikës së Shqipërisë, ndaj ai nuk përbën marrëveshje që ka të bëjë me territorin në aspektin fizik.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.