Liberalizimi i vizave i kursen Kosovës 4.2 milionë euro në vit  

Postuar në 20 Gusht, 2023 17:03

Nga janari i vitit të ardhshëm, shtetasit e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza në të gjithë zonën Shengen. Përveç kohës së gjatë të procedurave, heqja e vizave u kursen atyre plot 35 milionë euro.

Përgjatë këtyre viteve, shtetasit e Kosovës kanë shpenzuar mesatarisht 150-200 euro për një aplikim për vizë, një tarifë e shtrenjtë nëse merr parasysh se paga mesatare është 250 euro.

Sipas statistikave të Shengenit, vetëm gjatë vitit 2022, shtetasit e Kosovës kanë shpenzuar një total prej 4.2 milionë eurosh në përpjekje për t’u pajisur me vizë, 480 mijë prej tyre të investuara kot, pasi viza u është refuzuar rreth 14 mijë aplikantëve.

Përgjatë një periudhe 9-vjeçare, shtetasit e Kosovës kanë shpenzuar rreth 22.3 milionë euro në aplikime për viza.  

Në prill të këtij viti, Parlamenti Europian miratoi liberalizimin e vizave për Kosovën, çka u lejon qytetarëve të saj të udhëtojnë në vendet e BE-së pa qenë të detyruar të aplikojnë për vizë fillimisht.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.