Kundër Finlandës dhe Suedisë në NATO: Nuk do të përsërisim gabimin që bëmë me Greqinë

Postuar në 14 Maj, 2022 10:59

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka përsëritur qëndrimin "jo pro" anëtarësimit në NATO të Finlandës dhe Suedisë. 

Ne po ndjekim zhvillimet lidhur me këtë çështje me kujdes, por nuk kemi një opinion të favorshëm

është shprehur Erdogan para gazetarëve.

Ai nuk ka dhënë një jo të prerë, që mund të nënkuptojë një veto të mundshme, por ka lënë të kuptohet se Turqia nuk mund të mbështesë vende që në dyshimet e saj mbështesin separatistët kurdë dhe komunistët e jashtëligjshëm.

Ai ka shtuar se Turqia nuk ka ndërmend që të përsërisë gabimin që bëri me miratimin e hyrjes në Aleancë të Greqisë, e cila tani sipas tij e përdor Aleancën kundër saj. 

Nuk duam të bëjmë një gabim të dytë

ka thënë ai.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.