Berisha kthehet në PD për t’i komunikuar Bashës shkarkimin

Postuar në 21 Dhjetor, 2021 14:37

Ashtu si një javë më parë, Sali Berisha u kthye në selinë e Partisë Demokratike për mbledhjen e radhës. I shoqëruar nga Komisioni i Rithemelimit, i cili doli nga Kuvendi i 11 dhjetorit, Berisha mbajti një mbledhje në një nga sallat e selisë, ndërsa pak metra më tutje Basha kishte mbledhur deputetët demokratë.

Para mediave Berisha tha se qëllimi i mbledhjes ishte që të njihej me vendimin e referendumit Lulzim Basha.

Mbetemi të gatshëm në çdo kohë për të përmbushur çdo mision e detyrë që kërkohet në avancimin e kauzës tonë. Komisioni vendosi t’i komunikojë deputetit Lulzim Basha vendimet supreme të anëtarësisë së PD në aktin më historik të lirisë si referendumi i datës 11 dhjetor.

Në emër të Komisionit të Rithemelimit të PD, Berisha u bëri thirrje deputetëve demokratë që t’i bashkohen dhe të marrin dosjet përkatëse.

Së fundi edhe njëherë ftoj çdo deputete të PD çdo deputet, që e ndjen veten deputetët të kësaj force politike dhe jo deputetë të Lulzim Bravës, ftoj çdo deputet të PD që e ndjen veten njeri të lirë dhe jo të lançuar nga interesa të ndryshme, të vijë të marrë dosjen e votimit të degës nga e cila ai është zgjedhur deputete dhe të marrë vendimet e duhura.

 

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.