Gjejini një ministri të përshtatshme zonjës Xhaçka!
A ka patur negociata për marrëveshjen detare mes Shqipërisë dhe Greqisë pas vitit 2013? Ne e dimë që po, kryeministri Rama ka thënë se po ka patur. Por për ministren e Jashtme Olta Xhaçka puna qëndron ndryshe.
“Marrëveshja për delimitimin e hapësirës detare Shqipëri-Greqi ra në mars 2010 kur Gjykata Kushtetuese mori vendim për ta bërë të pavlefshme dhe nga ai moment nuk ka pasur më as negociata e bisedime, por ka pasur vullnet politik, kur erdhi ministri i Jashtëm grek një vit më parë për ta çuar çështjen në Hagë”
ka deklaruar ministrja në një intervistë për A2. Pra as negociata, por as Bisedime.
Xhaçka u emërua ministre e Jashtme pas më shmë se tre vitesh në drejtimin e Ministrisë së Mbrojtjes, institucion kyç në diskutimin me Greqinë për zgjidhjen e kufirit detar, ministri e cila ka rol në grupin teknik të krijuar posaçërisht për këtë qëllim. Një kujtesë e vogël:
Nën drejtimin e Ministrave të Jashtëm të kohës, Ditmir Bushatit dhe Nikos Kozias, Shqipëria dhe Greqia caktuan ekipin negociator i cili punoi intensivisht për negociatat me Greqinë. Ditmir Bushati ka thënë se rezultat i kësaj pune është dosja voluminoze prej më shumë se 1000 faqesh që gjendet në Ministrinë e Jashtme.
Ekipi shqiptar në ato kohë u shoqërua me debate të forta për shkak se ish-kryeministri Sali Berisha kundërshtonte angazhiin e ushtarakut Artur Meçollari në ekipin negociues. Vetë Olta Xhaçka në atë kohë, ministre e Mbrojtjes doli në një seancë para komisionit të Sigurisë Kombëtare për të mbrojtur Meçollarin.
https://abcnews.al/xhacka-per-mecollarin-zero-dokumenta-kunder-integrite...
Ekipi negociator që u pajis me Plotfuqishmëri nga Presidenti i Republikës përbëhej nga emrat e mëposhtëm, katër prej të cilëve janë emëruar për shkak të pozicionit me firmën e znj.Xhaçka kur ishte ministre e Mbrojtjes.
Armand Skapi - Ministria e Jashtme
Ylber Dogjani - Komandant i Flotës Detare (Ministria e Mbrojtjes)
Artur Mecollari - Kapiten i parë i Forcave Detare (Ministria e Mbrojtjes)
Arsen Mullai - Shefi i Shtabit të Forcës Detare (Ministria e Mbrojtjes)
Viktor Doda - Drejtor i Përgjithshëm i shërbimit gjeologjik shqiptar
Aida Hajna - Zv/drejtoresha e Policisë
Ardjan Bylyku - Drejtori i AKBN
Qirjako Qirko - Ambasador i Shqipërisë në Londër
Elira Kokona - Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë
Ferdi Hysaj - Instituti i Gjeografisë ((Ministria e Mbrojtjes)
Luan Bërzhita - Instituti i Arkeologjisë
Lorenc Çela - Drejtor i Institutit të Gjeo-Hapësirës
Ndërkohë që u zhvilluan dy takime:
Takimi i parë në nëntor2017 në Kretë.
Takimi i dytë, 19-20 janar 2018 në Korçë.
Kuptohet se xhaçkat, ballat dhe spiropalët i duhen çdo pushteti, por atyre u do gjetur zgëqja e përshtatshme. Se edhe kjo lloj injorance apo ky konformizëm ka një kufi. Ose zonja di me të vërtetë diçka që ne nuk e dimë dhe duhet t'i kërkojmë ndjesë.
Comments
Gafa
E di e di. Po ua do puna mos te permenden me ato negociata. E dine qe ia ksn fut vetes me Hagen, se do krahasohet me 2018.
Add new comment