Raporti i HRW: Izraeli, aparteid mbi palestinezët
Aparteid dhe persekutim e cilëson organizata Human Right Watch mënyrën sesi IzraeIi po sillet me palestinezët. Raporti i publikuar sot konkludon se politika e qeverisë izraelite është "të ruajë dominimin e hebrenjve izraelitë mbi palestinezët" dhe "abuzimet serioze të kryera ndaj palestinezëve që jetojnë në territoret e pushtuara, përfshirë Jeruzalemin Lindor".
Raporti me 213 faqe titullohet "Një prag i kaluar: Autoritetet izraelite dhe krimet e aparteidit dhe persekutimit", shqyrton "mënyrën se si Izraeli i trajton palestinezët. Ai paraqet realitetin aktual të një autoriteti të vetëm, qeverisë izraelite, e cila drejton kryesisht zonën midis lumit Jordan dhe Detit Mesdhe, e populluar nga dy grupe me madhësi pak a shumë të barabarta, dhe duke i privilegjuar metodologjikisht hebrenjtë izraelitë ndërsa shtypin palestinezët, në një shkallë më të lartë në territorin e okupuar".
Drejtori i HRW, Kenneth Roth, thotë se zëra të rëndësishëm kanë paralajmëruar për vite me radhë se aparteidi ishte i pritshëm nëse trajektorja e dominimit të Izraelit mbi palestinezët nuk ndryshonte.
“Ky raport i detajuar - shton ai - tregon se autoritetet izraelite tashmë e kanë bërë realitet aparteidin".
Add new comment