Borrell: Rusia ka përqendruar 150 000 trupa në kufi me Ukrainën

Postuar në 19 Prill, 2021 19:47

Bashkimi Europian ka njoftuar përmes diplomatit të vet kryesor, Josep Borrell, se Rusia ka përqendruar në kufi me Ukrainën dhe Krime, mbi 150 000 trupa ushtarake.

Janë më shumë se 150 000 trupa të mbledhur në kufijtë ukrainas dhe në Krime. Rreziku i përshkallëzimit të mëtejshëm është evident

ka thënë Borrell.

Agjencia “Reuters” ka bërë të ditur se informacioni në fjalë është përcjellë nga Ministria e Jashtme e Ukrainës, ndërkohë që Borrell vetë ka shtuar se megjithë këtë situatë, nuk parashikohet ndonjë lëvizje tjetër ndaj Moskës. Kështu BE ka hedhur poshtë kërkesën ukrainase për sanksione të reja, në një kontekst ku duket se edhe brenda Perëndimit ka dy fraksione: një I interesuar për përballje me Rusinë dhe një tjetër për marrëveshje me të.

Comments

Submitted by Bardhi (not verified) on

Nuk duhet të harrohet gabimi që u bë me Gjermaninë pas luftës së parë botërore. Kur u la në mjerim.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.