Huawei: Mbijetesa, prioriteti ynë për 2020

Postuar në 31 Dhjetor, 2019 23:39

Kompania kineze e teknologjisë, Huawei, ka deklaruar përmes drejtuesit të saj, Eric Xu se për vitin 2020 objektivi kryesor i saj është mbijetesa.  
Ky i fundit ka vënë në dukje se bojkoti nga vendet perëndimore ka sjellë rënie të shitjeve poshtë parashikimit. Nga 125 miliardë dollarë të parashikuara në janar 2019, kompania mbylli bilancet me 121 miliardë dollarë, që përbën një shifër 18% më të lartë se një vit më parë, por më poshtë parashikimit. 

Xu ka shtuar se qeveria e ShBA është angazhuar në një luftë afatgjatë kundër Huawei, çka sipas tij përbën një sfidë më vete për firmën kineze. 

Mbijetesa do të jetë prioriteti ynë në vitin 2020

është shprehur ai në një mesazh me rastin e ndërrimit të viteve. 

Huawei qëndron në krye të firmave për teknologjinë 5G, për pajisjet dhe çmimet, por përballet me një politikë shtetërore kundër të ShBA që nxjerr si alibi kryesore çështjet e sigurisë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.