Bamirësia si uverturë

Postuar në 28 Dhjetor, 2019 00:37
Skerdilajd Zaimi

 

Elvis Naçi, bamirësi imam që ka fituar së fundmi vizibilitet të lartë, por edhe një rol publik jo të vogël, ka deklaruar në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët” se ai ka refuzuar dy donacione nga shtetas serbë. 

Kam refuzuar 100 mijë euro për fondacionin Firdeus para tërmetit të 26 nëntorit nga një shtetas serb. Pas tërmetit më erdhi një donacion 5 mijë euro po nga një shtetas serb. Unë nuk paragjykoj asnjë por sa herë kujtoj gjakun e vëllezërve në Kosovë nuk mund ta bëj. Nuk do pranoj asnjëherë asnjë fond nga shtetas serbë

 tha Elvis Naçi.

Deklarimi është në dukje kontradiktor, mund të jetë i sinqertë, por nuk i shpëton interpretimit politik. 

Bamirësia nuk duhet paragjykuar, sidomos nga një njeri i fesë që përpara kombit ka vlerat universale. Në këtë rast zoti Naçi ka lënë veten të ndikohet nga thirrja nacionaliste, ose e komunionit fetar me shqiptarët e Kosovës. Përftohet këtu një optikë e solidaritetit fetar bashkuar me vëllazërinë si emërues etnik. Kjo mishelë është premisë për të sfiduar çdo narrativë ekzistuese edhe sepse mëton epërsinë morale ndaj elitës tradicionale laike. Është një optikë që  aktualizon idenë e një shumice myslimane, që është realitet. 

Është e vështirë të mendohet se zbulimi i këtij fakti ka qenë rastësor nga z. Naçi, i mësuar tashmë me dalje publike dhe me menaxhimin e pritmërive të publikut. Nëse pranojmë këtë gjë, atëherë kuptojmë disa gjëra: së pari imami kërkon konsensus dhe jehonë më të gjerë ndër shqiptarët sesa thjesht entuziazmi për veprat bamirëse të tij. Dhe kjo e kompromenton në perceptim bamirësinë e tij si veprimtari që mbështet synime të gjera. 

Elementi tjetër është fakti se aspekti nacionalist nuk tjetërsohet në asnjë lloj projekti që pretendon suksesin. Dhe z. Naçi ka aftësinë ta adoptojë atë me lehtësi. Myslimanët shqiptarë kanë qenë përherë të asociuar me nacionalizmin, por myslimanët e rinj shqiptarë, të pas ’90-ës kanë bërë çmos të shkëputen nga i ashtuquajturi islam tradicional shqiptar që vendoste kombin para fesë. 

Së treti del në skenë mënyra e menaxhimit të këtoj fondacioni. Serbët që kanë dërgua para e kanë bërë këtë në parim për shqiptarët dhe fondacioni është vetëm një adresë. Imami ka vendosur se paratë me dërgues serb nuk bëjnë, ndoshta mendon se edhe janë haram, por kjo shtron pikëpyetje. Të gjithë e dimë se fondacionet janë çështje delikate edhe sepse shpesh ngrihen dhe mbrojnë kauza të rëndësishme.

Në këtë kuptim si na garanton z. Naçi se dy shtetasit serbë nuk janë dy bamirës më kokëfortë se ai dhe dërgojnë paratë me banka ndërmjetëse? 

Është e qartë se kjo është pyetje retorike sepse me aq sa në lë të kuptojmë zotëria fakti i dy serbëve është edhe një truk që synoj tubimin emotiv të një pjese shqiptarësh. Nuk mund të mos konsidersoh këtu një sulm të tërthortë edhe ndaj nismave të fundit politike si Minishengeni që nga opozita po trajtohet si shitje te Serbia apo vëllazërim me të. 

Kemi të bëjmë me një kufizë të re politike në skenë që na dëshmon se ku katandisi establishmenti i vjetër politik, se ku mbërriti një kastë hajdutësh që janë bërë të neveritshëm dhe për të cilët kërkohet çdo alternativë. 

Koha e kërkon që njerëz si Naçi të deklarohen politikisht pasi ambiguiteti të konsumon më shpejt sesa gabimi në politikë. 

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

Islami si fe eshte kundra nacionalizmave, por zoteria i mesiperm qe pretendon te jet hoxhe dhe t'i shikoj njerezit pa dallim si krijese te Madherueshmit, per lakmine e parase ia kalon edhe cifutit Bibi.Allahu i Madherueshem te krishteret ne Kuranin Famelart i quan "ehli Kitab", njerez te librit.
Sic e pershkruan edhe Akademiku F Z, personi Elvis nuk eshte Hoxhe por prototip i Televangjelistit Amerikan qe "per parane te luan belane" dhe ketu tek ne, turma e analfabeteve Kosovare e adhurojne sikur indianet e New Dehlit putat e tyre si kukulla.

Elvisi nuk eshte bamires, ai parate qe ka, Jane lemoshe e dhene nga individ qe ky i pari iu ka bere "magji" me programet e tij "bamirese" ku, shfrytezimi i trinitetit fe, debilizem dhe nacionalizem Jane makineria e prodhimit pasurise dhe pothuajse ngritje e personit te tij ne stadin e filantropit.
Po ta veresh, ky person ka alergji nga kostumi i Hoxhes, ka frike te thote fjalen Allah sepse shqiptaristet (qe ky i ka futur ne nje thes tok me analfabetet musliman) do t'i largohen po ta shqiptoj.
Elvis Naci eshte produkt i sistemit dhe i shoqerise se shkaterruar shqiptariste, ku individet adhurohen me shume se Zoti, vete kjo shoqeri nuk jeton dot pa ta, idhuj te vdekur e imaginary dhe te gjalle bashkojne trimat kosovare e shqiptare ne beteja te ardhshme. Skenderbe e Tereze, Sali Sali Berish e Elvis Nac te gjithe tok kundra armiqve tane "shekullor", me gjithe Marin Memen qe iu ben hije nga pas dhe rri vigjilent kundra "pushtimeve" nga fqinjet.

Naci, e ka zbuluar se qysh funksionon tregu per tu pasuruar ne Shqiperi, perdor fene si opium nder masat e pa arsimuara, po ashtu edhe nacionalizmin nder to, pretendo se po ushqen te varferit me lemoshen e dhene nga te tjeret dhe shfrytezo miqesine me oligarket e pushtetit dhe te mediave. Keto te fundit per parane te kthejne nga shejtan ne shenjtor. Pse jo, vetem lexo postimet ne videot e Nacit dhe do te shikosh se si individe qe nuk shkruajne dot shqip, nuk dine se si shkruhet fjala Allah, i luten te Fuqiplotit qe shejt Naqi te rroje sa malet, sic benin dikur per shokun Enver.....

Ku vjen puna per te "mbajtur ndezur luften dhe urrejtjen kundra armiqve tane shekullore" Naci perdor si masha pervec retorikes edhe ate balledeformuarin Gold AG qe ngjan sikur te jete kurd nga Irani. Ky i fundit per tregun muzikor po ashtu mban ndezur vuajtjet shpirterore te kombit kosovar nga serbet.....
Elvis Nacin ndoshta e glorifikon ne hutbet e xhumase tashme edhe Hoxha Vehabist Fatmir Latifaj qe para 5 viteve kur ne Serbi nga permbytjet humben jeten dhjetera gra e femije, ky i fundit tha: " mire iu be...." Biles, hutben e xhumase ia kushtoi ketij "gezimi".
Persona te tille nuk adhurojne Zotin, nuk therrasin dhe nuk prediojne Paqe e dashuri por adhurojne dreqin dhe parane, predikojne lufte e shkarerrim. Kur nje ligjerues fetar, i ndan njerezit sipas besimin, njgjyres e kombesise ai nuk i sherben Krijuesit por shejtanit. Ne Islam te krishtere e musliman Jane "ehli kitab". As Jesu Krishti e as Muhammedi nuk ishin illyro Pidhazge por afrikane, packa se ka shume shqiptariste qe pretendojne se edhe majmunet jane me preardhje iliro pellazge.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Qe Elvis Naci nuk u ngjet te tjerve, hoxhallarve dhe imameve tradicionale, behet kabull, sepse kohet kane ndryshuar dhe duhet te mesohemi te shohim edhe nje president pa kravate, edhe nje hoxhe me kemishe, edhe nje prift me xhinse. Problemi i mos-marrjes se parave te dy serbeve vetem sepse ishin serbe, te con ne perfundimin qe te gjithe serbet i kane sulmuar dhe denigruar te gjithe shqiptaret, -nje rast i pangjare me as edhe nje komb ne bote e ne histori. Cdo njeri dhe fondacion ka te drejten e tij te mos marre parate e nje krimineli, hajduti, vrasesi, me justifikimin se keto para te dhena jane para te nxjerra nga shkaktimi i dhimbjes tek dikush tjeter. Ne kete rast fondacioni mund ta kishte verifikuar emrin e dy serbeve dhurues tek organet shteterore te Kosoves. Nese emrat e tyre do te ishin ne listat e krimineleve te luftes, apo atyre qe dyshohen per krime, atehere justifikimi i mos-marrjes se ndihmave do te zinte vend tek opinioni i shumices se njerezve. Ne te kunderten quhet racizem dhe shovinizem nga ana e Elvis Nacit, cfare -fatkeqesisht- u vjen sot akoma per mbare disa njerezve dhe grupimeve ne Kosove, si reperit GoldAG, etj. Kjo demton shqiptaret para opinionit boteror. r.th.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.