Vuçiç me rekomandim në Berlin, zbardhet letra

Postuar në 30 Prill, 2019 21:14

Samiti i Berlinit u dha argument zërave që e shohin refuzimin e hapjes së negociatave me vendet e Ballkanit Perëndimor si përplasje të brendshme të BE-së në prag të zgjedhjeve të majit.

Shtyrja e vendimit për në shtator e justifikon deri diku këtë logjikë për aq kohë sa mediat e huaja flasin për një veto të presidentit francez Macron ndaj zgjerimit me vende si Shqipëria apo Maqedonia e Veriut, pranimi i të cilave do u jepte argument forcave të ekstremit të djathtë, kësisoj dhe vota në parlamentin e ri. 

Nga ana tjetër janë edhe të ashtuquajtuit liderë të Ballkanit Perëndimor që nuk kanë asnjë fuqi të imponohen dhe që mundohen të shfrytëzojnë çdo detaj publiçitar për ta bërë lajm. Gjithsesi jo të gjithë kanë shkuar duarbosh në Berlin. Zoran Zaev u paraqit me marrëveshjen e Prespës nën sqetull, ndërsa Vuçiç arriti të marrë një rekomandim nga tre vende të BE-së siç shkruajnë mediat.

Kështu Greqia, Rumania dhe Bullgaria përmes një letre dërguar kancelares Merkel dhe presidentit Macron kanë kërkuar përshpejtimin e procedurave për pranimin e Serbisë në Bashkimin Evropian. Njoftimi u bë nga vetë Presidenti serb Aleksandar Vuçiq në një intervistë për Tv Pink.

"Kryeministrat, Alexis Tsipras, Viorica Dăncilă dhe Bojko Borisov i dërguan një letër të përbashkët  Presidentit të Francës Emmanuelle Macron dhe Kancelares gjermane Merkel, ku kërkojnë përshpejtimin e procesit për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian”-tha Vucic. Presidenti i Serbisë deklaroi se letra e tre kryeministrave, e cila do i behet e ditur publikut shpreh besimin se përpërshpejtimi i  integrimin evropian të Serbisë  do të sigurojë stabilitet në rajon.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.