Bie popullariteti i Facebook
Gjithmonë e më pak njerëz po përdorin Facebookun për të lexuar dhe diskutuar lajmet. Sipas një raporti të titulluar “Digital News Report” i hartuar nga Instituti Reuters për studime të Gazetarisë në Universitetin e Oksfordit, janë aplikacione të tjera që po fitojnë terren.
Rënia e popullaritetit të Facebook-ut i atribuohet kryesisht rritjes së shqetësimit nga përdoruesit në mbarë botën në lidhje me shkeljen e të dhënave të tyre personale dhe dezinformatave përmes lajmeve të rreme ose fake news.Ndryshimet e fundit në algoritmin e Facebook, i cili tani i jep më pak përparësi lajmeve dhe më shumë mesazheve nga miqtë dhe të afërmit, ka luajtur gjithashtu një rol.
Raporti i ri bazohet në një studim online të YouGov për rreth 74,000 njerëz në 37 vende. Ai tregon, se përdoruesit e rinj kanë tendencë gjithnjë e më shumë për të përdorur burime alternative (ËhatsApp, Instagram, Snapchat, etj) për të mësuar në lidhje me lajmet e ditës, pjesërisht për shkak se ata duan më shumë intimitet për të bërë diskutime.
Brenda katër viteve, sipas BBC dhe Reuters, është trefishuar në 15% përqindja e atyre që thonë se janë të informuar nëpërmjet WhatsApp. Të shqetësuar rreth lajmeve të rreme janë 54% e përdoruesve në mbarë botën. Normat janë më të larta në vende të tilla si SHBA, Brazili dhe Spanja, ku polarizimi i fortë politik është i kombinuar me përdorimin e lartë të mediave sociale.
Add new comment