Miti i Andreas dhe vetëprojektimi i Tsipras*
Teoria dhe praktika e të Majtës së Rinovuar të Greqisë – e cila më vonë u bë një nga forcat themeluese të Syriza(ndjekur një numër transformimesh që ndryshuan karakterin origjinal të partisë) – u formua përmes opozitarizmit me forcat e ngjashme si Partia Komuniste Greke dhe socialistët e PASOK-ut. E Majta e Rinovuar doli kundër dogmatizmit dhe mentalitetit stalinist të PKG-së, por në të njëjtën kohë u distancua nga populizmi I liderit socialist, Andreas Papandreu dhe ekipit të tij që asokohe përbëhen nga Akis Tsochatzopoulos, Theodoros Pangalos, Costas Laliotis dhe në një fazë të mëvonshme protagonistët e krahut populist të partisë, të njohur si “Avrianistes”(sipas emrit të tabloidit pro- PASOK, “Avriani”)
Ndaj kur flitet për “trashëgiminë e Andreas” duhet një qasje ndaj tërësisë së saj, jo duke u treguar përzgjedhës. Politika greke nuk ka nevojë për legjenda apo mite të reja. Në fund të fundit, ata që ne na pëlqen t’i referojmë si “personalitete karizmatike” i kanë sjellë vendit po aq dëme sa edhe kontribute.
PASOK – si një sistem, si një establishment dhe si një mënyrë të menduari – ka ndikuar gjithashtu edhe ato pjesë të shoqërisë që nuk ishin votuese të saj. Është po kështu e vërtetë se ajo la gjurmën e vet mbi rivalët e vet politikë. Megjithatë, PASOK u godit nga një formacion minor si E Majta e Rinovuar.
Kriticizmi vazhdoi ndërkohë që shumë nga kuadrot e saj flirtonin me PASOK-un duke ngritur oprtunizmin në ideologji. Në të njëjtën kohë shumë nga mbështetësit e saj votonin PASOK-un, kandidatët e tij, në raundet e dyta të zgjedhjeve lokale, pavarësisht betimeve të mëparëshme se “nuk do të votonin më kurrë “ partinë e Papandreut.
Për këto arsye përpara sesa Syriza apo Alexis Tsipras të vendosin që të shqyrtojnë lidhjet e tyre me “trashëgiminë e Andreas” apo me “PASOK-un e hershëm” të idealizuar, ata më parë duhet të pyesin veten(tani që po qeverisin vendin nën mbikëqyrjen nga jashtë) se cila është marrëdhënia e tyre me atë trashëgimi të vogël që është e Majta e Rinovuar.
Në fund të fundit, problemi me ata që ngjiten në pushtet nuk është masa e realizimit të premtimeve të fushatës elektorale, por më tepër masa me të cilën ata mbeten besnikë ndaj vlerave dhe parimeve themeluese të subjekteve që përfaqësojnë.
Nëse Pasokifikimi i Syriza ishte vetëm si rezultat i prezencës së madhe në radhët e saj të zyrtarëve që vazhdojnë të admirojnë Andrean, sëmundja mund të rishfaqet. Por është më edhe më keq. Në fakt ajo ka bërë rrugë deri në majë, manifestuar nga vetëprojektimiiI Tsipras kundër portretit të idealizuar të Andreas.
Marrë nga "Kathimerini"
*Titulli dhe përkthimi nga ResPublica
Add new comment