Uji dhe energjia, koha e realizimit të premtimit për TVSH-në 6%

Postuar në 27 Korrik, 2017 09:18

Erjon Veliaj gënjeu paq edhe kësaj radhe dhe i eci. Ai tha se çmimi i ujit rritet për ta barazuar të paktën me Kamzën dhe si shembull tjetër solli Korçën ku sipas tij uji paguhet me 99 lekë/m3. Sot televizioni i mikut të tij, Carlo Bolino, “ReportTv” që për këtë çështje është pozicionuar kundër kryebashkiakut, raporton se kjo është e pavërtetë. Sipas këtij televizioni në Korçë uji paguhet me 65 lekë/m3 dhe çmimi nuk ka ndryshuar për 15 vjet.

http://shqiptarja.com/Aktualitet/2731/--8203--mimi-i-ujit-kor-a-24-or--u...

Një tjetër gënjeshtër është ajo se Bashkia ka bërë përpjekje të mëdha për të mirëmenaxhuar burimet dhe sistemin. Në një shkrim të portalit exit.al, publikohet një dokument, nga një relacion I kompanisë “Grant Thorton” e cila u kontaktua për të bërë auditin e UKT-së në vitin 2015. Kjo firmë nga nuk ka pranuar të firmosë opinionin e vet për bilancin për shkak se nuk i janë vënë në dispozicion një sërë dokumentesh. U kontaktua një firmë tjetër, Mazart, por edhe ajo dha “opinion me rezerva”. Portali vëzhgon një fakt që ka rëndësi:

as Asambleja e Ortakëve të UKT-së, as Administratori, as Bordi Drejtues i përbërë nga gjashtë anëtarë, as eksperti kontabël historik që ka 17 vjet që kryen bilancin e shoqërisë, nuk kanë përfshirë në proçesverbal ndonjë vëzhgim mbi auditimin e bilancit i cili fundos, për të dytin vit radhazi, çdo besueshmëri në drejtimin dhe gjendjen financiare të UKT-së

Më tej akoma është kjo manovër e pistë e kryebashkiakut që kërkonte një opinion të pavarur për një bilanc pozitiv, e cila bllokoi në fakt edhe shitjen e UKT-së te një kompani kineze. Veliaj sipas “exit.al” donte të ngecte te kinezët dështimin e vet, për të hequr qafe një ndërmarrje të cilën ai sot do ta rikapitalizojë me tarifimin e ri. Mund të jemi kaq syçelë dhe mendjeftohtë saqë të kuptojmë se e gjitha kjo bëhet jo për të mirën e qytetarëve, por për të shitur UKT-në, apo dhënë me konçesion, çka është në fakt vizion i vetëm që sundon në këtë qeveri.

http://www.exit.al/2017/07/26/raportet-financiare-te-ukt-se-deshmojne-ab...

Ku qëndron interesi publik këtu? Si mundet të pranohet në heshtje, jo ritarifimi që mund të ketë arsye, por gënjeshtra si e tillë? Pranohet dhe gëlltitet si çdo gjë tjetër në këtë vend, nga një shoqëri që rend të votojë në masë një subjekt që u ka reduktuar liritë dhe të drejtat në katër vjet. Jo përmes represionit, por përmes marrjes dhe trajtimit të pasurisë publike si mall të vetin.

Ka aktualisht një mënyrë apo një rrugë që sot qytetarët apo edhe ato grupe interesi dhe subjekte që duan të reagojnë për të bërë diçka. Qeveria që është sot në pushtet nuk ka hequr dorë as formalisht dhe as në teknikisht nga premtimet e veta. Një prej të cilave është edhe ulja në 6% e TVSH-së për energjinë elektrike. Është koha që presioni për këtë çështje të rritet, njësoj edhe për TVSH-në e ujit. TVSH e cila do të prekë të gjithë konsumatorët.

Në dokumentin “Strategjia Kombëtare Sektoriale e Shërbimeve të Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve 2011-2017”, vlerësohet se “Sasia mesatare e ujit të pijshëm për frymë është 8,700 metra kub në vit, një ndër më të lartat në Evropë”, ndërkohë që për vitin 2010 vlerësimi është se prodhimi mesatar i ujit ishte 301 litra për frymë në ditë (292 milion metra kub në vit) dhe shitja mesatare e ujit ishte 110 litra për frymë në ditë.

http://ujesjellesitirane.al/rreth-nesh/strategjia-kombetare/

Siç shihet diferenca mes potencialit dhe përdorimit është shumë e madhe, shqiptarët jetojnë mes ujit, por gjobiten për ujin pasi llogaritë e biznesit të kryebashkiakut synojnë që të kthejnë të gjithë qytetarët e Tiranës në klientë të miqve të tij. Mundet ta themi këtë pasi siç vihet re më sipër nga gënjeshtrat e tij të kapura lehtësisht dhe mungesa e plotë e transparencës nuk ka asnjë motiv në këtë ndërhyrje që të ketë në qendër interesin e qytetarëve. Asnjë.

Privatizimi i ujësjellësit dhe më tej i OSHEE-së siç është deklaruar do të duhet të aktivizojë premtimin për uljen në 6% të TVSH-së si dhe ndryshimin e zërave që përfshihen në faturë. Me faturat aktuale që vijnë nga ndërmarrje publike përfshihen edhe shumë taksa, që e përdorin konkretisht UKT-në dhe OSHEE-në si agjent të mbledhjes së tyre. Në eventualitetin e një privatizimi të ndërmarrjeve kjo duhet eliminuar, pasi mbledhja e të ardhurave dhe detyrimeve është deri më sot detyrë dhe tagër i shtetit. Koha e kërkon që për çdo shkelje të kësaj natyre të nisë kultura e rrugës gjyqësore, pasi siç po shihet se vjedhja që ecën paralel me gënjeshtrën do të na detyrojë të gjithëve të ikim nga ky vend

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.