Ukraina nis testimin e raketave në kufirin me Krimenë, Rusia mobilizon 55 mijë trupa
Prej dy ditësh Ukraina ka nisur testimin e raketave në Krime duke shkaktuar zemërim te Rusia e cila ka mobilizuar forcat e saj ajrore dhe ujore në Detin e Zi. Volodymyr Kryzhanovsky, një zyrtar ushtarak nga Ukraina u shpreh se ushtrimet ushtarake po zhvillohen në jug të Ukrainës dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar.
Por Rusia nuk mund të tolerojë një gjë të tillë, dhe përgjigjet duke dërguar 55 mijë forca të saj në Krime e duke i lajmëruar për një gjendje emergjente.Autoritete ruse akuzojnë Ukrainën se po provokon duke krijuar një situatë të tensionuar. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u shpreh se nuk e dinte nëse Presidenti Putin kish urdhëruar ministrin e mbrojtjes për të përgatitur një përgjigje ushtarake ndaj testeve të Ukrainës.
Ndërsa zyrtari ukrainas u shpreh se forcat e vendit të tij janë dispozicion për cfarëdolloj zhvillimi. Rusia ka shtrirë forcat e saj ushtarake në shumë zona duke përfshirë edhe Krimenë. Që prej janarit 2017, të paktën 300 marinsa amerikanë do të vendosen në Norvegji, si pjesë e masave për të siguruar aleatët më lindorë të NATO-s për angazhimin serioz të aleancës ndaj tyre. Sipas analistëve, mesazhi i aleancës është i qartë: dimri dhe acari nuk janë më armët ekskluzive të Rusisë.
Add new comment