Shpresa për kurimin përfundimtar të leuçemisë

Postuar në 16 Shkurt, 2016 15:40

Duket se shpresa për kurimin definitiv të leuçemisë është rritur në mënyrë thelbësore me një kurë të re që operon në nivel qelizor. Lajmi bëhet i ditur nga Sky Neës, sipas të cilit nga përdorimi i medikamentit të ri u arrit shërimi i 9 nga 10 pacientëve me leuçemi të avancuar, 4 nga 5 pacientë me kancer të një lloji tjetër në gjak, reaguan pozitivisht. Teknika e përdorur konsiston në zhvendosjen nga pacientët të qelizave imunitare, të quajtura qelizat – T dhe atashimi në to i molekulave me “receptor” që shënjestrojnë kancerin. Më pas këto qeliza infuzohen sërish te pacienti.

Këto molekula, që njihen si recdptorët kimerik antigen, merren nga minj të inxhinieruar genetikisht dhe ato reduktojnë aftësinë e qelizave kanceroze për t’u mbrojtur nga sistemi imunitar i trupit njerëzor. Sipas drejtuesit të ekipit që operon me këtë kurë, prof. Stanley Riddell nga “Fred Hutchinson Cancer Research Center” në Seattle, rezultatet erdhën tek pacientë që u kishte mbetur 2-5 muaj jetë.

http://en.protothema.gr/revolutionary-cancer-treatment-9-out-of-10-patie...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.