Rusia mbërrin në kufirin turk

Postuar në 11 Shkurt, 2016 11:29

Me ndihmën e aviacionit rus luftëtarët kurdë morën në zotërim gjatë natës një ish-aeroport ushtarak që kontrollohej nga rebelët antiqeveritarë. Aeroporti ndodhet vetëm 25 kilometra nga kufiri turk që mbetet zbuluar nga tërheqja e rebelëve. kanë qenë të paktën 30 fluturime të flotës ruse që kanë zbrapsur kundërshtarët e presidentit Asad. Qëllimi është marrja nën kontroll të plotë të Alepos nga forcat kurde që po mbështeten në armatime nga rusët. Në planin diplomatik tensioni mbetet i lartë. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Llavrov akuzon Turqinë për kontakte me krerët e lartë të Shtetit Islamik, nga ana tjetër Ankaraja shprehet e gatshme për të mbrojtur popullësinë e Alepit, pasi rreth 30 mijë siriane janë shpërngulur në kufirin me Turqinë, si pasojë e ofensivës së forcave qeveritare të mbështetur nga avionët rusë. Përplasjet mes Moskës dhe Ankarasë vazhdojnë dhe në horizont, nuk shihet asnjë përmirësim. Shefi i diplomacisë ruse, Sergei Llavrov shprehu revoltë edhe për deklaratën e kancelares gjermane, Angela Merkel e cila fajësoi sulmet ajrore të rusisë për fluksin e refugjatëve nga Lindja e Mesme në Europë, që nga ana tjetër, si tha Llavrov, nuk sheh si terroristët mbështeten nga trafiqet. Turqia nga ana tjetër kritikon dhe SHBA për mbështetjen që po i japin partisë kryesore kurde në Siri, “Bashkimi Demokratik”, një degë e Partisë së Punëtoreve të kurdistanit. “Nëse nuk renditet dhe ajo si një grup terrorist, përndryshe do të kemi një “det gjaku”- tha Erdogan.

http://www.protothema.gr/world/article/552367/mia-anasa-apo-ta-tourkika-...

Comments

Submitted by MALLADJOZH GVARDIA (not verified) on

Ketu, sic po duken bathet, po vjen era barut. Duhet patur shume kujdes e vigjilence te larte, ne orientimet e aleateve tane nderkombetare, per me teper, nga qe jemi edhe pa ushtri.
Kemi vetem Ministri te Mbrojties, me gjenerale sa te duash, por pa ushtare.
Ushtaret qe ekzistojne, jane vetem per mbrojtje civile, nga permbytjet, zjarret dhe asgje tjeter. Nuk kemi ushtare per te perdore arme kunder armikut eventual. Ne kemi ushtri ne KOMPJUTER.
Nuk kemi aviacion luftarak, nuk kemi flote luftarake, nuk kemi mbrojtie raketore kunderajrore, dhe jane shume e shume mungsa te tjera.
Me nje fjale, ne kemi nje mbrojtie, sic i thone fjales, pa breke ne bythe.
Te pakten, mbrotjien t'a kishim ne nivelin e, me breke neper kembe, por ce do, nuk e kemi.

Submitted by I Vemendshmi (not verified) on

Zotrote dukesh shume kompetent ne pune te ushtrise dhe luftes. Perse nuk aplikon per shef i shtabit te pergjithshem?

Submitted by Malladjozh gvardia (not verified) on

Pa tjeter o i VEMENDSHEM, por e kemi nje shef shtabi. Dy nuk lejohen. Por sic duket, qeveria jone, duke u nisur nga ushtare tip SHVEJKU si zotrote, apo si DON KISHOTI te shkon memire, na vendosisot, te na kethejne ZBORIN ushtarak per njerezit civile, ku zotrote ke qene sekretar partie dhe komisar reparti ushtarak ku tere diten u benit ushtareve marsh marsh gjithe diten. Shko mor bir,merru me artikullin, e jo duke komentuar, me c'komentojne, komentuesit.
Pra, ne thelb, ti nuk jep asnje mendim tendin, por je si plakat gernjare, qe duke pare se po vsesin, kane inat tek te rejat pse ato jetojne jeten.
I dashur mik, shih punen tende, mos u bej kotnasikoti.
Tung.

Submitted by I Vemendshmi (not verified) on

Meqe paske qef ta kruash dhe paske qef edhe te ofendosh veresie, po te them nja dy gjera ty ore "malladjozh", qe une si plak gernjar i di me mire se ty:

1. Mos perdor fjale te huaja kur nuk ia ke idene se si eshte forma e tyre korrekte, keshtu "Malladjozh gvardia" qe ke zgjedhur per nick nuk ka kuptim ne rusisht dhe eshte i gabuar gramatikisht. Po te kishe vene "Молодая гвардия", ose te pakten "Malladaja gvardija" hajde se edhe po ta pranonim. Pra qysh ketu del se je i paditur.

2. Si rrjedhim komenti i nje te padituri (ose injoranti, po te erdhi me per mbare), te pakten duhet ironizuar, pra kete bera edhe une me komentin tim.

3. Ato te tjerat qe shkruan me pas nuk me duket se i referohen ndonje gje e madhe shkrimit, keshtuqe edhe ti fillon e merresh me komentin tim, dhe per me teper edhe me c'kam qene une, sekretar partie apo komisar, a ku di une ç'tjeter, kurse une nje sugjerim me dashamiresi te dhashe (edhe pse padyshim ironik, siç e meriton per brockullat qe shkruan ne komentin tend).

4. Si perfundim ky plaku gernjar ketu po te jep nje keshille miqsore: "Shkurtoje pak thepin, or çun". Po nuk e kuptove cfare domethene pyet tet'ate, ose gjyshin po ta kesh gjalle.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.