kriza e euros

Papakonstantinou: Vonesat në reagim rënduan koston e krizës së euros

Postuar në 02 Janar, 2022 13:54

Për vite me radhë, Georgios Papakonstantinout iu deshën truproja për ta shoqëruar ndërsa lëvizte nëpër Greqi. Ish-teknokrati që ka punuar me OECD për një kohë të gjatë, e gjeti veten në stuhinë e një prej krizave më të rënda ekonomike kur mbante detyrën e ministrit të Financave të Greqisë në vitet 2009-2011. Papakonstantinou ishte njeriu që zbuloi se deficiti i buxhetit të Greqisë ishte fshehur në tetor 2009. Ai ishte personi që negocioi të parin nga tre planet e shpëtimit të Greqisë, prej 110 miliardë eurosh, për të shmangur falimentin e vendit të tij.

Subscribe to RSS - kriza e euros